FOTO/ 35-vjeçarja rreh burrin pasi harroi përvjetorin e martesës

FOTO/ 35-vjeçarja rreh burrin pasi harroi përvjetorin e martesës

129
0
Shares

35 vjeçarja nga Florida Carol Stone u arrestua të mërkurën pasi dyshohet se “ka goditur burrin shumë herë” në kokë dhe fytyrë pasi bashkëshorti i saj  harroi përvjetorin e tyre të martesës.

Sipas policisë, burri e regjistroi incidentin me telefonin e tij celular dhe ia dorëzoi organeve hetuese. Në video shihet qartë kur gruaja e godet burrin e saj.

Më vonë gruaja e konfirmoi në polici se ajo e kishte sulmuar burrin e saj, me justifikimin se ai kishte harruar një ditë të veçantë për të.

Raporti i arrestimit thotë se ajo ishte akuzuar për dhunë të lehtë dhe ishte dënuar për një vepër minore.

Zyra e Sheriffit të Pasco shpërndau një postim një ditë pas arrestimit të Stone ku kërkon të sensibilizojë viktimat e dhunës në familje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY