Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Si po zhduket nga shembja nje fshat ne Mirdite

22/03/2018
FOTO/ Si po zhduket nga shembja nje fshat ne Mirdite
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një biznes u mbulua thuajse plotësisht nga dheu në afërsi të Repsit në Mirditë. Mbi të ra kodra e fshatit Blinisht e cila rrëshqiti si pasojë e erozionit. Fenomeni që kishte nisur para 10 vitesh shfaqi dje pasdite egërsinë e tij më të madhe. Fatmirsisht ka patur vetëm dëme materiale pasi njerëzit ishi larguar nga kohë ndërsa kanë parë tokën që binte në drejtim të rrugës së kombit. Brenda 24 orëve një fshat gati është shuar plotësisht si pasojë e rrëshqitjeve të tokës. Erozioni në fshatin Blinisht të Njësisë Administrative Orosh në Mirditë shembi banesa, rrugë, rrjetin elektrik si dhe e bëri zonën plotësisht të pabanueshme.

Banorët e zonës kanë pare tu ikë banesa ndërsa kanë përjetuar frikë si pasojë e zhurmës që krijonte toka që rrëshqiste. Banorët e fshatit Blinisht thonë se gjithçka nisi dje pasdite dhe me shpejtësi krijoi pamje të frikshme. Njëri prej tyre tha se situata është vërtetë alarmante.

“Situata është alarmante. Shenjat e para kanë nisur para 10 vitesh me çarje dhe rrëshqitje të vogla, por vetëm dje ishte e përmasave të mëdha. Kodra vazhdon të rrëshqasë duke na detyruar të largohemi”.

Shumë prej tyre nuk e kanë besuar se situata do të vinte në këtë shkallë, por tashmë duhet të mendojnë vetëm për të ikur – tha një tjetër banore e fshatit.

“Nuk e kishim menduar se rrëshqitja do të ishte në këtë masë, por di të them se gjatë natës nuk kemi arritur as të flemë as të pushojmë pasi ndjenim gjatë gjithë kohës tokën që rrëshqiste dhe zhurmën e tokës që ikte. Ka qënë një natë e frikshme dhe do të vijojë të jetë e tillë përsa kohë do të rrinë këtu. Duhet gjetur një zgjidhje pasi kjo rrëshqitje masive do të vijojë dhe neve na ka marrë shtëepinë, por sigurisht që edhe në banesën që kemi momentalisht nuk jemi të sigurtë.”

Ikja e banorëve nga fshati Blinisht ka nisur. 20 banesa janë dëmtuar thotë një banorë, por nuk dihet sa të tjera janë në rrezik.

“Janë 20 banesa që tashmë janë dëmtuar, por sesa të tjera do të rrezikohen kjo nuk dihet. Njerëzit janë detyruar për të ikur dhe jetuar në shtëpi me qera pasi ky fshat nuk do të ekzistojë më.”

Në Blinisht të Mirditës ishte kreu i kësaj njësi vendore Ndrec Dedaj. Pasi pa çdo shtëpi dhe konstatoi rrëshqitjet e frikshme ai ka kërkuar ndërhyrjen e qeverisë. Ai u ka thënë media se fshatin e kanë humbur, por duhet të punojnë shumë për të mbrojtur rrugën e kombit nga bllokimi i mundshëm.

“Unë jam këtu duke inspektuar këto familje që janë në zonë ndërsa është dashur edhe evakuimi i tyre. Kjo situatë i kalon kopetencat dhë mundësitë e Bashkisë Mirditë, kështu që qeveria duhet të marrë masat e nevojshme për të sjellë edhe specialistët e saj. Duhet ndërhyrë për të mbrojtur rrugën e kombit nga shembja. Shikoni se shtëpitë janë shembur, pra kemi humbur një fshat të tërë, kjo duket tashmë.”

Një autogrill pranë rrugës së kombit është përpirë e gjitha nga masivi i dheut që erdhi nga shpati i malit, ndërsa frika vazhdon të mbetet ende përshkak se e gjithe kodra rrezikon të bjerë.publik.al

Tags: blinishtmirdite

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.