DETAJE/ Shkodër, ja pse u arrestua noterja

DETAJE/ Shkodër, ja pse u arrestua noterja

424
0
Shares

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje për arrestimin e noteres, sot në këtë qytet.

Sipas Policisë Vendore, mësohet, se sot, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër u bë ndalimi i Majlinda Dibra, 44 vjeçe, banuese në lagjen “Qemal Stafa” Shkodër, me detyrë Notere.

Ndalimi i saj u bë pasi në zbatim të urdhrit me datë 22. 03. 2018 të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për ekzekutimin e vendimit penal me nr. 289, të Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY