Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bushati seancë dëgjimore me Bundestagun gjerman

22/03/2018
Bushati seancë dëgjimore me Bundestagun gjerman
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati,gjatë vizitës së tij në Republikën Federale Gjermane zhvilloi dhe një seancë dëgjimore në Komisionin Parlamentar për Çështjet e BE-së, me praninë e reporterëve për Shqipërinë në Bundestag.

Seanca dëgjimore është pjesë e një komunikimi intensiv me parlamentin gjerman, veçanërisht me deputetët e angazhuar me çështjet e Bashkimit Evropian dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ministri Bushati bëri një panoramë të progresit të vendit tonë në fushën e reformave dhe adresimin e pesë prioriteteve kyçe dhe i njohu deputetët me pritshmëritë për hapjen e negociatave për anëtarësim.

Gjatë fjalës së tij, Ministri Bushati shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Gjermanisë në procesin e Zgjerimit të BE-së dhe veçanërisht nxitjen e përpjekjeve të Shqipërisë në këtë proces.

Ministri Bushati u shpreh se Shqipëria ka bërë hapa konkrete për të çuar përpara progresin drejt rrugës së integrimit evropian, duke nënvizuar nevojën e ruajtjes së momentit të krijuar në zbatimin e reformave përmes avancimit në marrëdhëniet me BE.

Në këtë kontekst, Bushati i njohu deputetët me ecurinë e reformës në drejtësi, me fokus procesin e vettingut, rezultatet e arritura në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe bashkëpunimin e ngushtë me agjencitë ligjzbatuese të vendeve partnere.

Nga ana e tij, Kryetari i Komisionit për Çështje të BE-së në Bundestag, Gunther Krichbaum, vlerësoi progresin e bërë nga qeveria shqiptare në adresimin e 5 prioriteteve kyçe, duke evidentuar nevojën për përshpejtimin e zbatimit të reformave të ndërmarra e sidomos asaj në drejtësi, për vetë impaktin e saj në jetën e çdo qytetari shqiptar.

Ministri Bushati i kërkoi Bundestag-ut vazhdimin e mbështetjes në këtë rrugëtim transformues për vendin, për realizimin e të gjitha reformave të ndërmarra nga vendi ynë, në kuadër të çeljes së negociatave për anëtarësim, bazuar në meritë dhe në përmbushje të procesit të reformave.

Gjatë vizitës së tij në Gjermani, Bushati zhvilloi një takim edhe me Kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme në Bundestag Dr. Norbert Röttgen. Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi situatën në BE, perceptimin e procesit të zgjerimit si dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Tags: bundestagu gjermanbushati

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.