Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Banka Botërore konfirmon se taksa progresive ka varfëruar më shumë shqiptarët”

22/03/2018
FOTOT GALERI/ Të përjashtuar nga ndihma ekonomike, fëmijët pa bukë në shkollë, familjarët “ngrenë duart lart”
Share on FacebookShare on Whatsapp

​“Edi Ramës i është rrëzuar zyrtarisht edhe karta kryesore më të cilën erdhi në pushtet: se me taksën progresive, 97 për qind e shqiptarëve do të paguajnë më pak.

Në studimin e fundit të Bankës Botërore konfirmohet se ajo që socialistët e quajtën bekim për shtresën e mesme dhe për të varfrit, është kthyer në mallkim.

Studimi i Bankës Botërore argumenton se sistemi aktual i taksave në Shqipëri për të ardhurat personale, nuk e zvogëlon hendekun social dhe as nuk shpërndan të ardhurat në mënyrë efiçente.

Sipas të dhënave të publikuara, numri i të varfërve  që jetojnë me më pak se 2.5 USD në ditë është rritur me rreth 7 mijë si rezultat i taksës progresive. Por, sipas Bankës Botërore, efektin më të madh negativ kjo taksë e ka pasur tek individët apo familjet që jetojnë me 4 USD në ditë, duke prodhuar edhe më shumë varfëri tek ata të cilët e ndjejnë më shumë rritjen e taksave.

E vërteta është se, që kur Edi Rama erdhi në pushtet, taksa progresive ka varfëruar akoma më shumë të varfrit, ndërsa shqiptarët paguajnë më shumë taksa.

  • Për shkak të rritjes së taksave, sot shqiptarët paguajnë për karburantin çmimin më të lartë në rajon,
  • Çmimi i energjisë është rritur, me 24 për qind për 75 për qind të konsumatorëve
  • Çmimi i ujit është rritur me 40 për qind dhe pritet që të rritet sërish,
  • Bizneset e vogla janë futur në skemën e TVSH-së, ndërsa miqtë oligarkë të kryeministrit, për llogari të të cilëve shqiptarëve po u grabitet prona me vendim qeverie, janë përjashtuar nga TVSH-ja. Nga ana tjetër, është rritur tatimi për të ardhurat personale deri në 23 për qind dhe tatimi mbi fitimin, në 15 për qind.

Shqiptarët duhet ta dinë se po paguajnë më shumë taksa, rreth 2 miliardë dollarë më shumë në 5 vitet e fundit, për llogari të një grushti klientësh të kryeministrit dhe familjes së tij, për të cilët taksat e shqiptarët po përkthehen në fitime për konçesionet.

Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar vuri në dukje politikat e gabuara të qeverisë, e cila, megjithëse ka rritur taksat, nuk ka arritur të mbledhë më shumë të ardhura dhe nuk ka bërë investime, nuk shërbejnë qytetarëve dhe rritjes ekonomike të vendit, siç është rasti i Rilindjes Urbane.

Ne mendojmë që rruga e vetme për të shpëtuar ekonominë dhe mbi të gjitha për të nxjerrë vendin nga moçali i varfërisë ekonomike, është taksa e sheshtë. Ne jemi të bindur që vetëm aplikimi i një takse të sheshtë, ku gjithsecili të paguajë pjesën e tij proporcionale të taksës, mundet të ndihmojë rritjen e nivelit të konsumit. Ne besojmë që një taksim i ulët dhe i sheshtë do të ndihmojë sipërmarrjen vendase për të dalë nga vargonjtë e taksimit të padrejtë të vendosur nga qeveria Rama”, deklaroi sot në emër të PD-së, nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, deputetja Jorida Tabaku.

Tags: BBjorida tabakuPDvarferia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.