Rruga e Kombit është përfshirë nga mjegulla duke kufizuar ndjeshëm pamjen. Nga Fushë Dukagjini e deri në Tunelin e Kalimashit dendësia e mjegullës ka qenë e madhe.
Drejtuesit e mjeteve u është dashur të kufizojnë shpejtësinë e të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit.
Policia rrugore ka këshilluar përdoruesit e rrugës për të treguar kujdes në lëvizje dhe të shmangin shpejtësinë mbi normat e lejuara në kushtet e pamjes së kufizuar. Deri tani nuk është raportuar për ndonjë aksident.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...