SHIFRAT & SEKTORËT/ Qeveria bën namin me PPP-të, ja sa kontrata dhe...

SHIFRAT & SEKTORËT/ Qeveria bën namin me PPP-të, ja sa kontrata dhe sa miliardë lekë ka shpërndarë për klientët

290
0
Shares
Open Data Albania po hulumton mbi kontratat koncesionare apo të partneritetit Privat Publik PPP, të cilat janë lidhur ndër vite. Hulumtimi bazohet tek të dhëna për kontratat apo marrëveshjet koncesionare sipas një evidentimi të bërë në dokumentin “Relacioni për Projekt Buxhetin e Shtetit 2018”. Kontratat janë ndarë sipas sektorëve ekonomik. Kontratat koncesionare dhe PPP apo marrëveshjet janë mjaft dinamike. Vlerat e parashikuara janë të lidhura me efekte realizimi dhe mosrealizimi sikurse me efekte të ndryshimeve, shtesave apo riformulimeve që ju bëhet kontratave. Gjithashtu këto lloj kontratash kanë një shtrirje të gjatë në kohë dhe shpesh regjime apo referenca ekonomike të tregut, sjellin ndryshime të mundshme në parashikime dhe realizime të kontratës.
Sipas listës të publikuar nga Ministria e Financave, në total janë dyqind e njëzet e tre kontrata koncesionare, të ndarë në gjashtë sektorë: Sektori i Energjisë, Sektori i Transportit; Sektori i Shëndetësisë; Sektori Tatimor dhe Doganor; Sektori i Mjedisit; Sektori i Bujqësisë. Vlera e përllogaritur e kontratave koncesionare është pesëqind e katër miliardë pikë tetë lekë (504.8 mld lekë). Për vitin 2018 janë parashikuar edhe tetë kontrata të reja koncesionare. Në total vlera e koncesioneve ekzistuese dhe të parashikuara llogaritet 661,594,257,243 lekë.
Lista e Kontratave Koncesionare/PPP aktive sipas vlerave te kontrates (ekzistuese dhe parashikim2018 ne Leke)Sektori i EnergjiseSektori i EnergjiseSektori i TransportitSektori i TransportitSektori iShendetesiseSektori iShendetesiseSektori Tatimordhe DoganorSektori Tatimordhe DoganorSektori i MjedisitSektori i MjedisitSektori i Energjise: 379 478 818 639
* Kliko me të majtë për të kaluar një nivel më poshtë dhe tek emri i sektorit për t’u rikthyer tek tabela fillestare
Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomisë
Komentet dhe Analiza: ODA
Aktualisht sipas Relacionit për Buxhetin 2018, prej të gjitha kontratave vetëm tetë marrin mbështetje nga buxheti i shtetit. Këto kontrata janë hulumtuar në një artikull të sapo publikuar në portalin tonë.
Kontratat e tjera (vecanërisht HEC-et) financimi bëhet nga privatët.
Sektori që ka peshën më të madhe të kontratave në vlerë është Energjia, me 75 për qind të totalit të vlerës. Ky sektor numëron një qind e tetëdhjetë e pesë kontrata (185) nga 223 kontrata që janë në total, me një vlerë prej 379.4 miliardë lekësh. Të gjitha kontratat koncesionare të këtij sektori janë të llojit Ndërtim, Operim, dhe Transferim/Mirëmbajtje hidroncetrali.
Kontrata me peshën më lartë ndaj totalit të vlerës së këtij sektori është kontrata koncesionare e Ndërtim, operim dhe transferim hidrocentrali Kaskada e Devollit, me një vlerë prej 130 miliardë lekësh.
Lista e Kontratave Koncesionare/PPP aktive sipas vlerave të kontratës (ekzistuese dhe parashikim 2018) në lekë
Ndërtim, operim dhe transferim hidrocentrali Kaskada e Devollit                       130,000,000,000
Ndërtim, operim dhe transferim të Hidrocentraleve në Kaskadën e Osumit                         30,994,337,216
Ndërtimin, pronësinë, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e Hidrocentralit të ri në Ashta                         19,520,000,000
Ndërtim, operim dhe transferim hidrocentrali Dukagjini 1 2 3                         18,876,907,000
Ndërtim, Operim, Transferim i hidrocentralit Poçem                         14,134,724,113
Ndërtim, operim, transferim i Hidrocentraleve mbi Lumin Curraj, Rrethi Tropojë                         13,728,387,330
Ndërtim, operim dhe transferim hidrocentrali mbi lumin Fan i Madh dhe Fan i Vogël ( 5 hec-e: gojan, gjegjan, peshqesh, Ura e fanit, fangu), rrethi Mat                         13,600,000,000
Ndërtim, operim dhe transferim Hec-et mbi lumin Gostime                           7,806,058,026
Ndërtim, operim dhe transferim hidrocentrali Valbona                           7,331,612,960
Ndërtim, operim dhe transferim hidrocentrali Mbi lumin Shkumbin (9 hece-QUKES)                           6,249,092,892
Ndërtim, operim dhe transferim hidrocentrali Zalli i Qarrishtes                           5,273,943,244
Ndërtim, operim dhe transferim i hidrocentraleve KUKUR 1, 2, 3, 4 dhe 5                           4,547,551,449
Ndërtimi operimi dhe mirëmbajtja e hidrocentralit Lumi Zalli i Okshtunit                           4,443,351,400
Ndërtim, operim dhe transferim hidrocentrali “Gjoni”, “Blishta”, “Klosi”, “Domi”, “Luci”, “Shoshaj”, “Zenishti”  dhe “Burreli”                           4,069,596,314
Ndërtim, operim, transferim e Hidrocentraleve Çaje, Reke, Livadhe, Shkinak, Lapaj 2, Bushtrica 1, Bushtrica 2 dhe Bushtrica 3                           3,673,402,000
Ndërtimi operimi dhe mirëmbajtja e hidrocentraleve  Orgjost i Ri; Ble1, 2; Topojan 1,2                           3,565,744,707
Për ndërtimin, operim dhe transferim të Hidrocentraleve Veleshica 1, 2, 3, 4, 5, 6 Sllove dhe Bjeshke                           3,254,323,134
Ndërtim, operim, transferim i Hidrocentralit Suha-1                           3,181,563,000
Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomisë
Komentet dhe Analiza: ODA
Sektori i dytë me peshë më të lartë për sa i përket vlerës së kontratave është Transporti, me 7 për qind të totalit të vlerës së kontratave, apo 37.5 miliardë lekë. Ky sektor numëron 14 kontrata koncesionare, të ndara sipas llojit në tre kontrata shërbimesh dhe 11 kontrata të Ndërtimit, Operimit dhe Transferimit.
Kontrata me vlerën më të lartë në këtë sektor është “Ndërtimi, Operimi dhe Transferimi i Aeroportit “Nënë Tereza””, me një vlerë prej 9.3 miliardë lekë.
Kontrata e dytë me vlerë më të lartë në këtë sektor është kontrata e “Ndërtimi, Operimi dhe Transferimi (BOT) HEC mbi lumin Devoll, rimbursimi i ndërtimit të rrugëve zëvendësuese” me një vlerë prej 7 miliardë lekë.  Kjo kontratë realizohet me mbështetje nga buxheti i shtetit.
Sektori i Shëndetësisë është sektori i tretë me peshën më të lartë për sa i përket vlerës së kontratave të këtij sektori ndaj totalit të shumës së të gjitha kontratave. Të gjitha kontratat e këtij sektori janë me mbështetje buxhetore.
Në sektorin e Shëndetësisë janë lidhur katër kontrata shërbimesh: Ofrimi i setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, trajtimi i mbetjeve biologjike dhe dezinfektimi i sallave kirurgjikale; Shërbimi i Hemodializës; Ofrimi i Shërbimit të Kontrollit Bazë (Check-Up); Ofrimi i shërbimeve laboratorike spitalore. Në total vlera e koncesioneve e këtij sektori llogaritet 34.2 miliardë lekë.
Kontrata në Sektorin e Shëndetësisë  (në lekë)
Ofrimi i setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, trajtimi i mbetjeve biologjike dhe dezinfektimi i sallave kirurgjikale.           10,055,472,000
Shërbimi i Hemodializës             8,706,600,000
Ofrimi i Shërbimit të Kontrollit Bazë (Check-Up)             6,435,520,000
Ofrimi i shërbimeve laboratorike spitalore             9,058,000,000
Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomisë
Komentet dhe Analiza: ODA
Sektori i Tatimeve dhe Dogana ka një faturë koncesionare prej 28.1 miliardë lekë. Ky sektor numëron dy kontrata shërbimesh:Financimi, ngritja dhe operimi i shërbimit të skanimit të konteinerve e automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë me vlerë 27.6 miliardë lekë; Shërbimi i markimit dhe monitorimit të karburanteve me vlerë 475 milionë lekë.
Kontratat në Sektorin Tatimor dhe Doganor (në lekë)
Financimi, ngritja dhe operimi i shërbimit të skanimit të konteinerve e automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë.           27,663,364,824
Shërbimi i markimit dhe monitorimit të karburanteve                475,380,000
Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomisë
Komentet dhe Analiza: ODA
Sektori i Mjedisit ka lidhur kontrata me  vlerë  25.4 miliardë lekësh. Ky sektor ka tre lloje kontratash të lidhura: një kontratë shërbimesh Menaxhimi dhe zhvillimi teknologjik i prodhimit të fidanëve pyjor, arror në Fidanishten Shtetërore të Cërrikut, Elbasan; tri kontrata të llojit Ndërtim, Operim dhe Mirëmbajtje (të cilat marrin mbështetje nga buxheti i shtetit): Ndërtimi dhe administrimi i impiantit të përpunuar të mbetjeve urbane të qarkut Elbasan; Për ndërtimin e administrimin e Impjantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë; Inceneratori i Tiranes dhe një kontratë koncesionare shfrytëzimi: Shfrytezimi i Burimit ujor “Sasaj, Bunec”, Sarandë.
Inceneratori i Tiranës ka vlerën më të lartë të këtij sektori prej 18.3 miliardë lekë dhe është një kontratë që do të marrë mbështetje nga buxheti i shtetit.

Kontratat koncesionare Sektori i Mjedisit

Lloji i kontratës koncesionare Objekti i koncesionit Vlera e kontratave në lekë 
Kontrate Shërbimesh                  49,660,000
Menaxhimi dhe zhvillimi teknologjik i prodhimit të fidanëve pyjor/arror në Fidanishten Shtetërore të Cërrikut, Elbasan                  49,660,000
Ndërtim, Operim, Transferim          24,935,343,761
Ndërtimi dhe administrimi i impiantit të përpunuar të mbetjeve urbane të qarkut Elbasan             2,894,400,000
Për ndërtimin e administrimin e Impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë             3,666,177,561
Inceneratori i Tiranes           18,374,766,200
Shfrytëzim                503,712,646
Shfrytëzimi i Burimit ujor “Sasaj, Bunec”, Sarandë                503,712,646
TOTAL           25,488,716,407
Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomisë
Komentet dhe Analiza: ODA
Sektori i Bujqësisë është sektori me më pak peshë për sa i përket faturës koncesionare me vlerë prej 1.9 milionë lekë.  Lloji i kontratës së lidhur është Ndërtim, Operim, Transferim për  kultivimin e ullirit deri në 1000 ha, në Kavajë.
Vlera të kontratave koncesionare sipas sektorëve
Sektori Vlera në total e PPP
Sektori i Energjisë                             379,478,818,639
Sektori i Transportit                                37,513,358,873
Sektori i Shëndetësisë                                34,255,592,000
Sektori Tatimor dhe Doganor                                28,138,744,824
Sektori i Mjedisit                                25,488,716,407
Sektori i Bujqësisë                                          1,906,500
Totali                             504,877,137,243
Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomisë
Komentet dhe Analiza: ODA
Për vitin 2018 janë parashikuar 8 kontrata të reja koncesionare të ndarë sipas sektorëve: 1 në Sektorin e Arsimit; 1 në Sektorin e Shëndetësisë dhe 6 në Sektorin e Transportit.
Në Sektorin e Arsimit parashikohet ndërtimi me koncesion i 17 shkollave në Bashkinë Tiranë me një vlerë prej 6.4 miliardë lekë.
Ndertim, Operim, Transferim i Spitalit Rajonal Fier me koncesion ka një vlerë prej 9.5 miliardë lekësh.
Kontrata të Parashikuara për vitin 2018 (në lekë)
Sektori Lloji i kontrates Objekti i koncesionit  Kontratat në vlerë (lekë) 
Sektori i Arsimit Ndërtim, Operim, Transferim                        6,440,000,000
Ndërtimi i Shkollave ne Arsimin Parauniversitar ne Bashkinë e Tiranës                         6,440,000,000
Sektori i Shëndetësisë Ndërtim, Operim, Transferim                        9,598,120,000
Spitali Rajonal i Fierit                         9,598,120,000
Sektori i Transportit Ndërtim, Operim, Transferim                    140,679,000,000
Ndërtimi dhe Operimi i Aksit Tirane-Thumane-Vore                       34,307,000,000
Ndërtimi dhe Operimi i Rrugës Kardhiq – Delvine                         8,652,000,000
Ndërtimi dhe Operimi i Rrugës Kashar – Rrogozhine                       41,580,000,000
Ndërtimi dhe Operimi i Rrugës Milot – Balldren                       14,280,000,000
Ndërtimi dhe Operimi i Rrugës Orikum – Himare                       17,808,000,000
Ndërtimi dhe Operimi i Rrugës se Arbrit                       24,052,000,000
Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomisë
Komentet dhe Analiza: ODA
Në sektorin e Transportit për 2018-ën parashikohen të fillojë ndërtimi me koncesion për këto projekte: Ndertimi dhe Operimi i Aksit Tirane-Thumane-Vore; Ndertimi dhe Operimi i Rruges Kardhiq – Delvine; Ndertimi dhe Operimi i Rruges Kashar – Rrogozhine; Ndertimi dhe Operimi i Rruges Milot – Balldren; Ndertimi dhe Operimi i Rruges Orikum – Himare; Ndertimi dhe Operimi i Rrugës se Arbrit.
Të dhëna mbi shoqëri biznesi që zbatojnë një kontratë koncesioni apo Partneriteti Publik Privat ju mund ti gjeni në Portalin tonë për shoqëri biznesi. Ky portal është ndërtuar si projekt i mbështetur nga programi Lëviz Albania, ndërsa të dhënat për shoqëritë dhe kontratat koncesionare janë përgatitur dhe analizuar me mbështetje të programim Para, Qeverisje dhe Politikë projekt i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Tiranë. Portali për Shoqëri Biznesi publikon në formatin open data, të dhëna të shoqërive të biznesit. Të dhënat janë zyrtare dhe tërhiqen nga databaza dhe portale publike. Vendosja e tyre në një katalog për OpenData, bën që këto të dhëna të gjenden, përdoren dhe ripërdoren lehtësisht edhe përmes kërkimit on line(machine readible). Informacioni i aksesueshëm në këtë format informon qytetarët, rrit transparencën dhe llogaridhënien, edukon qytetarin të përdorë informacionin zyrtar për shoqëritë e biznesit dhe edukon konsumatorin shqiptarë të njohë shoqëritë dhe bizneset nga të cilat merr potencialisht shërbime apo përfshihet në marrëdhënie palësh.Dataset-et në format excel: Koncesionet dhe Partneritet Publike Private PPP, Vlera e tyre e Investimit sipas Sektorëve Koncesionet dhe Partneritet Publike Private PPP, Vlera e tyre e Investimit sipas Sektorëve
Dataset-et në format XML, N3:

Kontribues: Ledina Loga

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY