Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PROJEKTI/Tre kulla të reja në krah të Sheratonit

20/03/2018
PROJEKTI/Tre kulla të reja në krah të Sheratonit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pamje të hapësirës ku parashikohet të ndërtohen kullat

Tre kulla të larta priten të ndërtohen në krah të ish-hotel Sheratonit, në kufi me Parkun e Liqenit në Tiranë. Burime për Exit.al u shprehën se hapësira ngjitur me ndërtesën e hotelit, ku janë disa ndërtesa të ulta që përdoreshin nga kompania MAK-Albania, do të shemben për t’i lenë vendin kullave që do të ndërtohen nga pronari i ri, Kastrati shpk. Nuk është e qartë nëse ndërtimet do të marrin nga trualli publik ngjitur.

Kompania Kastrati e bleu ish-hotel Sheraton për €30 milionë euro, nga të cilat €12 milionë shkuan për shlyerjen e huave që MAK-Albania u kishte marrë bankave për investime në hotel, sikurse njoftoi i pari droni.al.

Ndërtesa e hotelit ishte në pronësi të MAK-Albania ndërsa kompania Sheraton menaxhonte hotelin nën brandin e saj. MAK-Albania kishte vendosur me kohë për shitjen e ndërtesës, si pjesë e mbylljes së të gjithë aktiviteteve të tyre në Shqipëri. Bashkë me të edhe kompania Sheraton kishte vendosur mos vazhdimin e menaxhimit të hotelit pas ndryshimi të pronësisë.

Prej disa vitesh Hotel Sheraton dilte me humbje, të cilat u mbuluan duke rritur borxhet në banka. Ky fakt e bën në dukje të diskutueshëm vendimin e kompanisë Kastrati për ta blerë godinën me pagesë drejtpërdrejt në para, duke qenë se është e vështirë të ketë një kthim të shpejtë të investimit, ndërsa mund të kërkohen investime të reja për ta rigjallëruar hotelin.

Por duket se pas blerjes së hotelit, kompania Kastrati ka për qëllim të ndërtojë kulla në një prej zonave më të lakmuara të qytetit, pranë kodrave të liqenit dhe pranë Stadiumit Arena Kombëtare, që pritet t’i japë edhe më shumë vlerë tregtare zonës. Pikerisht perspektiva e ndërtimit të kullave duke shfrytëzuar maksimalisht zonën e ndërtimit mund të jetë një nga arsyet se përse Kastrati shpk ka zgjedhur të paguajë më shumë se sa vlera reale e pronës.

Kompania Kastrati, e cila ka biznesi kryesor tregtimin e karburanteve dhe automjeteve, po drejtohet në ndërtim dhe hoteleri. Ndërtesa Turdiu pranë pallateve 9-katëshe dhe kulla 134 metra Doëntoën Tirana në rrugën e Elbasanit janë dy nga investimet në zhvillim të Kastrati shpk.

Si Qeveria Rama, ashtu dhe Bashkia Tiranë kanë miratuar një sërë vendimesh që përjashtojnë nga tatimet dhe taksat e infrastrukturës investimet në turizëm dhe ato strategjike, lehtësime që për ndërtimet e larta e me sipërfaqe të madhe mund të arrijnë deri në miliona euro. Nuk dihet ende nëse kompania Kastrati do të përfitojë nga statuset e investimeve strategjike apo ato në turizëm.

Tags: kastratiSheraton

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.