Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dosjet e abuzimit me pronat në bregdet, rekordin e mban Vlora

20/03/2018
Vjedhja e tokave në Palasë, dy arrestime në Vlorë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Përgjatë vitit të kaluar prokuroria ka shqyrtuar afro 1 mijë dosje hetimore që kanë të bëjnë me abuzimet me pronat.
Nga burimet pranë organit të akuzës mësohet se në total janë regjistruar 915 çeshtje pronësie, që lidhen me falsifikimin e dokumenteve, shpërdorimin e detyrës, vetëgjyqësinë dhe vepra të tjera penale që u përkasin abuzimeve me pronat.

Vetëm gjatë vitit 2017, prokuroritë në rrethe kanë regjistruar afro 1 mijë dosje hetimore, në lidhje me abuzimet me pronat. Por edhe pse kaq shumë dosje rezulton se nën hetim janë vendosur vetëm 15 zyrtarë kryesisht të hipotekës dhe pushtetit vendor vetëm në dy rrethe në Kavajë me tokat në Spille dhe një rast në Krujë ku është akzuuar ish kryetari i bashkisë.

Ora News u interesua pranë organit të akuzës për të parë rastet e abuzimit me proat dhe rezulton që edhe pse Vlora është qarku që përbën thuajse gjysmën e dosjeve me abzuimet e pronave, në këtë qark nuk rezulton asnjë zyrtar i lartë i ndaluar edhe pse nuk përjashtohet mundësia që ndonjë prej tyre mudn të jetë nën hetim.
Ajo që bie në sy është se në Tiranë edhe pse është qyteti me shtrirjen më të madhe për momnetin nuk ka asnjë dosje abuzimi me pronat.

Vetëm në Vlorë rezulton të jenë 403 referim-kallëzime me 243 dosje të regjistruara për të nisur hetimet. I renditur si qyteti i dytë me më shumë raste abuzimesh me pronat Gjirokastra numëron 338 procedime penale, me 71 të pandehur . Në Berat janë 52 referim-kallëzime ndërsa në Durrës 37 kallëzime penale, ku në 30 raste nuk kanë nisur ende hetimet.

Kruja është rast specifik, pasi nga 40 kallëzime penale, 2 prej tyre janë çështje të mbartura nga vitet 2015-2016. Një prej tyre ishte rasti i kryebashkiakut Shkëlzen Hoxha dhe 3 ish-zyrtarëve të bashkisë, që u akuzuan për “falsifikimit dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”, pasi sipas prokurorisë abuzuan me një fond emergjence. Edhe ish-kreu i Hipotekës në Krujë, në vitin 2016 është proceduar penalisht për “shpërdorim detyre”. Pas Krujës renditet Dibra me vetëm 14 çeshtje penale, ku rastet e vetëgjyqësisë për të marrë pronën janë gjysma e çështjeve.

Së fundmi, në Kurbin u regjistruan 17 raste. Burimet nga prokuroria shtuan për Ora News se në Pukë dhe Tiranë nuk ka ende të dhëna për çeshtje pronësie edhe si pasojë e mungesës së cilësimit të veprës penale në Kodin Penal. Në Korçë ka vetëm 3 çeshtje pronash, kurse në Tropojë 11 të tilla.

Problemi me pronat është ngrtur shpesh herë si cështje edhe në raportet e Bashkimit Europain. Kjo çështje shpesh herë është ngritur si shqetësim nga investitorët e huaj të cilët heziojnë të investojnë në Shqipërinë prej 28 mijë km katror tokë dhe më kaq shumë problem pronësie. OraNews

 

Tags: abuzimetDosjepronat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.