Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ “Pse nuk arrestohen Erion Veliaj, Arben Ahmetaj dhe Edi Rama?!”

19/03/2018
Rama pezullon edhe për një vit tjetër lejet e ndërtimit…! Po Veliaj çfarë pezulloi në ditën e dytë si kryebashkiak…?!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, i kërkoi qytetarëve që ti kërkojnë llogari drejtësisë.

Ndërsa për masën e arrestit të kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj, ai tha se drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë.

“Kam mesazh për të gjithë qytetarët, mos harroni, mos heshtni, kërkoni llogari se çfarë po bën drejtësia për çështjet kapitale në vend. Unë mud t’ju them se nuk kam marrë kurrë përsipër të gjykoj e të jap vlerësimet e mia për gjyqësorin, drejtësi është ajo që funksionon në mënyrë të barabartë. Pse nuk është arrestuar Elvis Roshi? Erion Veliaj po tjetërson pronë publike te Teatri Kombëtar bashkë me Edi Ramën. Po tjetërsohet pronë në Fier për të favorizuar iceneratorët e Arben Ahmetajt. Pse nuk vepron drejtësia në këtë rast? Ky është shqetësimi”, tha Basha.

Për Bashën, këto janë çështje që ne nuk munden kursesi të harrohen, as të anashkalohen dhe as të mbulohen nga farsa apo skandale të tjera të vogla që duhen zbardhur e duhen vënë para drjetësisë.

“Ne duam të dimë, kur do të dalë Sajmir Tahiri para drejtësisë, i akuzuar dhe i interceptuar nga antimafia italiane, si njeriu kyç i drogës dhe i trafikut të drogës, kur ishte Ministër i Brendshëm i Shqipërisë dhe krahu i djathtë i Edi Ramës. Ne duam të dimë, kur do të kapen dhe do të vihen përpara drejtësië kokat e policisë, drejtorët në arrati të kupolës së Policisë së Shtetit. Po kështu të akuzuar si pjesmarrës të drejtpërdrejtë të trafikut të drogës dhe bashkëpunimit me organizatat kriminale. Pa u vënë këta njerëz para përgjegjësisë, pa funksionuar drejtësia në këto raste flagrante nuk ka drejtësi, po vetëm propagandë, farsë dhe përbën rrezik të jashtëzkaonshëm për vendin. Do të thotë që narkoshteti i ka shtrirë tentakulat te drejtësia duke mbrojtur e duke fshehur përgjegjësitë penale të njerëzve në pushtet”, tha ai.

Deklarata e plotë e Lulzim Bashës pas mbledhjes së grupit parlamentar 

Sot kemi diskutuar për një numër të madh çështjesh. Një pjesë të madhe të diskutimit e ka zënë gjendja e rendit dhe e drejtësisë në vend.

Kam një mesazh për të gjithë qytetarët. 

Mos heshtni! Kërkoni llogari se çfarë po bën drejtësia për çështjet kapitale në vend!  

Ne duam të dimë, kur do të dalë Sajmir Tahiri para drejtësisë, i akuzuar dhe i interceptuar nga antimafia italiane, si njeriu kyç i drogës dhe i trafikut të drogës, kur ishte Ministër i Brendshëm i Shqipërisë dhe krahu i djathtë i Edi Ramës.             

Ne duam të dimë,  kur do të kapen dhe do të vihen përpara drejtësisë kokat e policisë, drejtorët në arrati të kupolës së Policisë së Shtetit, po kështu, të akuzuar si pjesëmarrës të drejtpërdrejtë të trafikut të drogës dhe bashkëpunimit me organizatat kriminale. 

Ne duam të dimë, se kur do të dalë përpara drejtësisë Vangjush Dako, i akuzuar se ka bërë pazare, në shkëmbim të vjedhjes së votave, me tenderat dhe koçensionet, në Bashkinë e Durrësit, dhe më gjerë. 

Ne duam të dimë se kur do të dalë përpara drejtësisë Qazim Sejdini dhe grupi kriminal i Elbasanit, nyjes ballkanike të heroinës.

Ne duam të dimë se kur do të kapen anëtarët e pakapur të bandës “Habilaj”, kur do të dalë përpara drejtësisë Klement Balili. 

Ne duam të dimë se kur do të dalë përpara drejtësisë, kur do të hetohet Damian Gjiknuri, i akuzuar publikisht se ka bërë pazare me banditët, në shkëmbim të skemës së blerjes së votave, që në zgjedhjet e Dibrës, e deri në zgjedhjet e fundit në Vlorë dhe në të gjithë vendin. 

Këto janë çështjet të cilat ne nuk mund të lejojmë kurrësesi, as të harrohen, as të anashkalohen, as të mbulohen nga farsa apo skandale të tjera të vogla, të cilat duhen zbardhur dfhe duhen vënë para drejtësisë. 

Një gjë duhet të jetë e qartë, pa u vënë këta njerëz para përgjegjësisë, pa funksionuar drejtësia, në këto raste flagrante të denoncuara me fakte nga opozita, nuk ka drejtësi, por ka vetëm propagandë, farsë dhe kjo përbën një rrezik për vendin. Kjo do të thotë që më së fundi, narko-shteti, i ka shtrirë tentakulat tek drejtësia duke pamundësuar drejtësinë e barabartë përpara ligjit për këdo, duke mbrojtur dhe duke fshehur përgjegjësinë penale të njerëzve me pushtet dhe pushtetarëve të lidhur me krimin. 

Top Channel: Funksionoi drejtësia sot për z.Fran Frrokaj, kryetarin e Bashkisë së Lezhës, z.Basha? 

Basha: Nuk kam marrë kurrë përsipër të gjykoj apo të jap vlerësimet e mia, për vendimet e gjyqësorit, por mund t’ju them se drejtësi është vetëm ajo që funksionon në mënyrë të barabartë në raste të barabarta.
Përse nuk është arrestuar Elvis Rroshi?

Përse nuk është ndjekur i njejti standard për të njejtat akuza për dhjetëra pushtetarë socialistë?

Erjon Veliaj po tjetërson pronë publike në qendër të tiranës, tek Teatri Kombëtar bashkë me Edi Ramën.

Është tjetërsuar prona në Fier për të favorizuar inceneratorët e Arben Ahmetajt.

Përse nuk vepron drejtësia në këto raste?

Ky është shqetësimi. Kjo është kërkesa që kam ndaj qytetarëve. Mos harroni! Mos heshtni! Kërkojini llogari drejtësisë të bëjë punën e saj e pavarur nga axhenda politike e Edi Ramës, axhendë e cila ka një dhe vetëm një qëllim: të shpëtojë varkën, që po përmbytet, me në krye Sajmir Tahirin, autorët e drogës së Maminasit, për të cilin akoma nuk ka drejtësi, por ka vetëm një shofer dhe një administrator, si dhe autorët e drogës së Xibrakës. Ku janë “kokat” e Xibrakës? Përse? Sepse janë të gjithë të lidhur dorë për dorë në vallen e narko-mafias dhe narko-shtetit në Shqipëri.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1821639507887222/

Tags: arben ahmetajarrestimEdi Ramaerion veliajLulzim Basha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.