Dy të rinj nga Divjaka, përkatësisht 23 dhe 17 vjeç u aksidentuan rëndë. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Divjakë – Sulzotaj gjatë orëve të vona të natës. Fillimisht, dy personat që ndodheshin në motoçikletë, drejtuesi i tij 23-vjeçari L. M., dhe pasagjeri R. M., 17 vjeç, u përplasën me një “Fiat”. Pas rrëzimit në tokë të dy të rinjve, ata u goditën për herë të dytë edhe nga një mjet tjetër tip “Golf”.
Për shkak edhe të mungesës së kaskave mbrojtëse të kokës, aksidenti u ka shkaktuar dëmtime të rëndë dy të rinjve. 17-vjeçari është në gjendje më të rëndë dhe u dërgua në Tiranë, kurse 23-vjeçarin në spitalin e Lushnjes. Dyshohet se shkak është shpejtësia e motorit në një rrugët me lagështirë.
Policia shoqëroi dy drejtuesit e mjeteve A. S., 35 vjeç dhe K. P., 37 vjeç, të dy banues në Divjakë për të sqaruar rrethanat dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/