Deputeti socialist lajmëron arrestime të reja për tokat në bregdet

Deputeti socialist lajmëron arrestime të reja për tokat në bregdet

141
0
Shares

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu paralajmëroi një fazë tjetër arrestimesh të kryetarëve dhe ish-kryetarëve të pushtetit lokal në zonat bregdetare të vendit nga veriu në jug në lidhje me tjetërsimin e tokave në bregdet.

Ndreu të hënën në studion e emisionit ‘Opinion’, deklaroi se qarku i Lezhës është një nga fenomenet e këtij lloji dhe nuk konsiderohet rasti i parë i identifikuar, janë edhe shumë raste të tjera.

Ai tregoi se vetë bllokimi i ligjit 7501 nga qeveria, kishte si qëllim të ndalonte këtë veprimtari ku abuzohej në mënyrë krejt skandaloze.

Deputeti socialist tregoi se kjo histori nuk mbaron me rastin e Lezhës, por do të vazhdojë tek të gjithë kryetarët e komunave të bregdetit që përmes veprimtarive të tyre të paligjshme kanë kryer një masakër.

Ndreu pranoi se një pjesë e tyre, apo pjesa më e madhe i përket radhëve të së majtës.

Do verifikohen të gjithë se kujt i është tjetërsuar prona, cilido qoftë ai, por si ka mundësi që një tokë ranishte do të kthehet në tokë arë”,- u shprej ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY