Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Propozimi: 29 nëntori dita e kujtesës së martirëve antikomunistë

18/03/2018
Propozimi: 29 nëntori dita e kujtesës së martirëve antikomunistë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Studiuesi i arkivave Kastriot Dervishi ndërsa ka komentuar debatet rreth projektligjit të tërhequr të PD për ndryshimin e datës së përkujtimit të viktimave të komunizmit thotë s enuk mendon të jetë as 26 shkurti, as 23 maji dhe as 23 gushti.

“Pikësëpari jam kundër përdorimit të fjalës “viktima”, pasi kjo përdoret zakonisht për aksidente. Jam për fjalinë: “Dita e kujtesës së martirëve të vrarë nga regjimi komunist”.
Janë propozuar data si 26 shkurt 1951 (incidenti i dinamitit në legatën sovjetike), 23 maji 1973 (revolta e Spaçit) dhe 23 gushti (ditë europiane për viktimat e nazizmit dhe komunizmit). Nuk jam për asnjërën prej këtyre datave. Duhet të jetë një datë e përgjithshme, jo kujtese e një grupi të caktuar martirësh, por në tërësi të dukurisë”, shkruan ai.

Në vijim ai propozon një datë shumë të rëndëishme të komunistëve për t’u kthyer në një datë të rëndëishme po ashtu të antikomunistëve. Ajo është 29 nëntori.

“Mendimi im është që lëvizjet më të duhura duhet të jenë:
1-Caktimin e datës 29 nëntor 1944, ditën e vendosjes së regjimit komunist si “Dita e kujtesës së martirëve të vrarë nga regjimi komunist”.
2-Caktimin e datës 20 shkurt 1991 si ditën e shembjes së simboleve të regjimit komunist.
3-Futjen në Kodin Penal të dispozitave në veçanta që të përbëjnë figura krimi si: propaganda komuniste, simbolet e llojit ylli i kuq, drapër e çekan, demonstrimin publik të fotografive të figurave kriminale të diktaturës, etj.
Dy datat e para, mund të vendoseshin në ligjin nr.7651, datë 21.12.1992 “Për festat zyrtare e ditët përkujtimore”, i ndryshuar”, komenton Dervishi.

Komenti i plotë i Dervishit:

Dita e kujtesës

Nisur nga debati i fundit në lidhje me ditën e përkujtimit të martirëve të vrarë nga regjimi komunist, shpreh mendimet e mija të mëposhtmet.
Partia Komuniste Shqiptare (pas vitit 1948 Partia e Punës e Shqipërisë) ishte një formacion politik me karakter kriminal e terrorist, e frymëzuar nga parimet e luftës së klasave, dasisë kombëtare e krahinore, mohimit të të drejtave të njeriut, etj. Ajo ndërtoi një rend shoqëror eksperimental, duke sjellë jo vetëm humbje të mëdha njerëzore, por edhe një shkatërrim ekonomik të jashtëzakonshëm. Për këtë arsye, duhet një datë simbol për ta shprehur sa më mirë kujtesën për atë regjim në tërësi dhe për pasojat që ai shkaktoi. Pikësëpari jam kundër përdorimit të fjalës “viktima”, pasi kjo përdoret zakonisht për aksidente. Jam për fjalinë: “Dita e kujtesës së martirëve të vrarë nga regjimi komunist”.
Janë propozuar data si 26 shkurt 1951 (incidenti i dinamitit në legatën sovjetike), 23 maji 1973 (revolta e Spaçit) dhe 23 gushti (ditë europiane për viktimat e nazizmit dhe komunizmit). Nuk jam për asnjërën prej këtyre datave. Duhet të jetë një datë e përgjithshme, jo kujtese e një grupi të caktuar martirësh, por në tërësi të dukurisë.
-26 shkurti 1951 nuk mund të jetë përkujtimore e përgjithshme, për disa arsye. Sigurisht do përkujtohet çdo vit dhe është merita e trashëgimtarëve të martirëve që asnjëherë nuk e kanë harruar këtë ngjarje. Por, nëse do caktohej, do krijohej një perceptim i gabuar sikur terrori nisi në vitin 1951 e se vetëm këtë herë Byroja Politike vendosi për dënimet me vdekje. Terrori komunist i nisur në tetor 1943, mori formë zyrtare kur u vendos në pushtet, pra në 29 nëntor 1944. Ekzistojnë prova dytësore se të gjitha vendimet e dënimeve me vdekje, ekzekutimeve, etj, janë marrë fillimisht nga Byroja Politike. Pra, kjo e fundit, nuk mori për herë të parë në vitin 1951 një vendim për dënime me vdekje. Shkelja e ligjeve të vetë regjimit, nuk nisi në vitin 1951, por qysh në fillesat e tij. Në Tiranë në nëntor 1944, u vranë pa gjyq rreth 100 kundërshtarë të regjimit mbi bazë të vendimit të komitetit qarkor komunist të Tiranës.Vetëm në Prefekturën e Shkodrës në vitin 1945, u evidentuan 14.700 “armiq” të regjimit. Vetëm nga nëntori 1944 e deri në shkurt 1945 u arrestuan 4.500 (1.134 në Shkodër) si “armiq të popullit” apo “sabotatorë të pushtetit”, të cilët u dënuan nëpërmjet procesesh qesharake nga gjykatës “ushtarakë” me profesione të tilla si marangozë, bujq e barinj. Vetëm në vitin 1945 janë dhënë rreth 1 mijë dënime me vdekje nga gjykatat në fjalë. Në këtë listë janë intelektualët më të njohur të Shqipërisë. Të tjerë u dënuan me procese vijuese. Kemi shumë gjyqe tipike kundër inteligjencies në Tiranë, Elbasan, Shkodër, Berat, Korçë, Vlorë, Gjirokastër, etj. Kemi qëndresën antikomuniste në Koplik, Postribë, Malësi të Madhe, etj. Kemi gjyqet kundër teknikëve, kundër proamerikanëve (vitet 1946-1948 një terror e pashembullt në Europë), masakrat në Mirditë para dhe pas vrasjes së Bardhok Bibës, vdekje të llahtarshme në hetuesi, etj.
-23 maji 1973, po ashtu nuk mund të jetë ditë përkujtimore sepse është shumë vite larg terrorit kryesor dhe qytetarit të zakonshëm i fiksohet pikërisht viti përkatës.
-23 gushti që përkujton përgjithësisht dëmet e nazizmit dhe komunizmit. Jam kundër kësaj dite, pasi “nazizmi” i Shqipërisë, komunizmi, është shumë larg në ligësi dhe kohë me nazizmin.
Mendimi im është që lëvizjet më të duhura duhet të jenë:
1-Caktimin e datës 29 nëntor 1944, ditën e vendosjes së regjimit komunist si “Dita e kujtesës së martirëve të vrarë nga regjimi komunist”.
2-Caktimin e datës 20 shkurt 1991 si ditën e shembjes së simboleve të regjimit komunist.
3-Futjen në Kodin Penal të dispozitave në veçanta që të përbëjnë figura krimi si: propaganda komuniste, simbolet e llojit ylli i kuq, drapër e çekan, demonstrimin publik të fotografive të figurave kriminale të diktaturës, etj.
Dy datat e para, mund të vendoseshin në ligjin nr.7651, datë 21.12.1992 “Për festat zyrtare e ditët përkujtimore”, i ndryshuar.

Image may contain: one or more people and people standing

Bashkëlidhur, për ilustrim, një ekzekutim dënimi me vdekje në Burgun nr.2 të Tiranës (sot rruga “Mine Peza”), datë 5.10.1945

Tags: kastriot dervishi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencën për verën e Agasit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News