Pas grupit për Ringritjen e PD, përfaqësuar nga Patozi dhe Bode një tjetër propozim ka ardhur në lidhje me ndryshimet në statut. Bëhet fjalë për PD e Lushnjës e cila përmes kryetarit të degës Myslim Murrizi ka shpërndarë një numër propozimesh. Në fakt disa nga propozimet e tij janë tashmë të përfaqësuar nga dokumenti themelor i PD-së, por të tjera që synojnë forcimin e stkrturave në vendmarrje përbëjnë risi.
Propozimet e Murrizit:
Keto jane propozimet e mia per ndryshimet ne statutin e Partise Demokratike.
VENDIMARRJA per çdo te zgjedhur te jete nga antaresia sipas parimit nje antare nje vote.
Te gjithe pa perjashtim duhet te jene nen “ gjykimin” e antareve te partise demokratike.
1-Kryetar seksioni, Kryetar grupseksioni, Kryetar dege, dhe Kryetari i PDSH te zgjidhen nga parimi nje antare nje vote.
2-Kanidatet per kryetar bashkie dhe per deputet duhet ti nenshtrohen votes se antareve te PD.
3-Te gjithe kanidatet per te qene drejtues nga Kryetar dege, antare te keshillit kombetare, antare te kryesise se madhe, drejtues departamentesh, kanidate per kryetar bashkie dhe kanidate per deputet, duhet te marin patjeter pastertine e figures se tyre tek autoriteti i dosjeve te sigurimit.
Kush ka qene spiune nuk duhet te jete me drejtues i DEMOKRATEVE e as kanidat nga partia demokratike per deputet apo kryetar bashkie.
4-Kryesia e deges te jete e perbere vetem nga kryetaret e grupseksioneve dhe departamentet te cilat duhet te jene specifike per çdo dege PD.
5-Kryesia qendrore e PDSH te jete funksionale dhe jo me shume se 23-25 antare te cilet duhet te zgjidhen nga kuvendi kombetare dhe jo nga keshilli kombetare.
6-Keshilli kombetare te zgjedhe vetem sekretariatet dhe drejtuesit e departamenteve.
7-Sekretari i pergjithshem, Sekretari organizativ dhe 2 nenkryetaret te zgjidhen nga kuvendi kombetare, qe te jene persona politik me mbeshtetje sa me te gjere te antaresise dhe jo nga keshilli kombetare e nga marreveshjet mes individeve .
8- Kanidatet per kryetar bashkie apo deputet duhet te shpallen zyrtarisht 90 dite para dates se zgjedhjeve-
Ju ftoj JU MIQ te mij te jepni mendimet TUAJA se çfare mendoni per te bere me te miren qe PD te mos sherbej si
“ LOPE” qe mbilet sa ka qumesht dhe pastaj kerkojne ta çojne ne thertore.
Kush ploteson kriteret duhet te garoje pa asnje pengese.
Vota e antareve te Partise Demokratike, gjykon shume e shume me drejte se nje grusht njerezish.
Ndryshe çdo dite qe iken me intriga, sulme, thashetheme e mos rrespektim i vullnetit te antaresise, e demton PD.
Te llastuarit dhe te mesuarit keq qe marin pa asnje kontribut karrike te pa merituara, i bejne vetem DEM partise demokratike.
Kur nje dite ju iken karrikja nga vota e DEMOKRATEVE apo e QYTETAREVE, fillojne te hiqen si “ viktima” se demek ju eshte hengur “ haku”
PD eshte parti 27 vjeçare dhe me plot kontribues qe i kane qendruar ASAJ ne OPOZITE, se ne pushtet te zene frymen, ndaj rrespektimi i kontribueseve ben qe te mos harrojme kurre historikun e PD, e te sajojme histori fallco me faktore fallco.
Qe te kete nje vendimarrje nga ANTARESIA duhet qe te kemi antaresi REALE.
Ne PD gjate 27 viteve sipas mendimit tim, kemi tre lloj antaresie.
Antare qe i kane sherbyer PD ne OPOZITE dhe gjate pushtetit nuk jane rrespektuar.
Keto per mua jane PALCA e Partise Demokratike dhe ndaj TYRE PD ka borxhe.
Antaresi qe vjen tek PD vetem kur ajo eshte ne pushtet, dhe kur PD del ne opozite i rrine larg asaj ose bejne qefngelurin, te rendesishmin ose kritikun.
Dhe nje numer shume i vogel sipas meje rreth 1000 pseudo antare qe afrohen tek PD, çdo dy vjet kur ka zgjedhje per te qene kanidat per kryetare bashkie, kanidat per deputet apo kanidat per kryetare partie, antare kryesie apo antare keshilli, dhe pastaj ikin sikur te mos ekzistojne fare dhe shikojne punet dhe pazaret e tyre me pushtetin.
Ndaj vendimarrja nga antaresia eshte THEMELORE, por nga antaret REAL, e jo nga ata me “KORRESPONDENCE”, ose antaret “ grabites” te kontributeve te ATYRE qe kane mbajtur gjalle PD nga dita e krijimit te SAJ.
Pothuajse te gjitha keto mendime te miat qe po publikoj sot, i kam shprehur dje ne mbledhje me te gjithe koleget e mij te nderuar kryetare te degeve te PDSH te te gjithe Shqiperise.
Ndaj si demokrat prej dates 8 dhjetor te vitit 1990, ftoj çdo DEMOKRAT qe te kontriboj me idete , sygjerimet dhe propozimet e TIJ per te bere me te miren per PD, pa hezituar dhe me kurajo qe te mos kemi kurre te “ zgjedhur” fallco e faktore imagjinare qe nuk guxojne ti japin doren nje DEMOKRATI.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/