“Monitorimi funksionon”: Miliona lekë kthehen në arkat e bashkive

“Monitorimi funksionon”: Miliona lekë kthehen në arkat e bashkive

413
0
Shares

Miliona lekë të gjetura përmes rekomandimeve të KLSH-së në 5 bashki të vendit u mblodhen apo u kontabilizuan në 5 bashki të vendit vetëm për pak muaj.

Qendra për Transparencë dhe Informim të Lirë (QTIL) ia doli të inkurajonte 5 bashki për të mbledhur disa miliona lekë që mungonin në buxhetin e tyre për shkak të investimeve të pakryera apo kontratave të parespektuara.

QTIL realizoi një projekt të mbështetur nga Lëviz Albania ku monitoroi zbatimin e rekomandimeve të KLSH në bashkitë e Lushnjës, Elbasanit, Prrenjasit, Pogradecit dhe Maliqit.

Më shumë se 500 milionë lekë u kontabilizuan nga të 5 bashkitë ndërkohë që një pjesë e tyre edhe është arkëtuar tashmë.

KLSH kishte lënë rreth 280 rekomandime në të 5 bashkitë përgjatë auditeve që kishte zhvilluar në mesin e  vitit 2016. Një pjesë e mirë e rekomandimeve lidheshin me fonde të munguara në buxhetin e bashkisë për shkak të keqmenaxhimit të burimeve finanaciare nga zyrtarët.

Disa dhjetra kontrata qeraja me kompani biznesi dhe individë ishin lidhur në mënyrë të paligjshme apo nën vlerat reale të qerasë duke sjellë mungesa të mëdha në buzhetin e pushtetit local. Ndërkohë që prej 10 vitesh apo më shumë mijëra familje kryesisht në komunat e Maliqit, Pogradecit dhe Elbasanit nuk paguanin asnjë tarifë locale.

Tashmë bashkitë kanë ndërtuar grupe pune si dhe sisteme menaxhimi përmes të cilave mund të sihurojnë më shumë të ardhura në buxhetin e tyre duke shfrytëzuar asetet natyrore dhe duke përdorur modele të avancuara financiare.

Përgjatë monitorimit i konstatua se ritmi i zbatimit të rekomandimeve ishte rritur në 4 nga 5 bashkitë e monitoruara. Zbatimi i rekomandimeve nga 28% në fillim të projektit është rritur në 47% në fund të tij. Ka një rritje të rekomandimeve që janë në proces zbatimi apo janë zbatuar pjesërisht nga fillimi i projektit deri në fund të tij. Nga 12,8% në fillim të projektit trajtimi i rekomandimeve është rritur në 45%.

QTIL vëzhgoi bashkitë për disa muaj përmes një grupi eskpertësh ndërkohë që zhvilloi tre tryeza debate në Lushnjë, Elbasan dhe Pogradec. Disa nga rekomandimet që dha QTIL lidheshin me menaxhimin e  mirë të aseteve natyrore të bashkive por edhe pasurive të tjera. Monitorimi konstatoi se një pjesë e pasurive natyrore të bashkive nuk janë regjistruar duke mos përfituar nga shfrytëzimi I tyre. Tarifat e  larta të regjistrimit pengojnë transferimin e pronave tek bashkitë pas reformës administrative ndërkohë që disa bashki nuk kanë para për të paguar regjistrimin nga zyrat e regjistrimit të pasurive për shkak të borxheve që kanë grumbulluar në vite.

Po ashtu u kërkua që bashkitë të rrisin transaprencen ndaj qytetarëve përme publikimit të rekomandimeve të KLSH si dhe realizimit të tyre nga ana e zyrtarëve të qeverisjes locale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY