FOTO LAJM/ Nata me shi gërryen fshatin, banesat duken si “në hava”

FOTO LAJM/ Nata me shi gërryen fshatin, banesat duken si “në hava”

318
0
Shares

Banorët e fshatit Dardhë në rrethin Pukës të premten në mëngjes janë zgjuar në panik, pasi çarja dhe rrëshqitja e dherave për shkak të reshjeve të shiut është afruar pranë shtëpive të banuara.

Dardha është një fshat i thellë, pranë rrugës që të çon për në Fierzë. Pamjet e fshatit dje në mëngjes, i ngjanin një krijese që sapo ishte ngritur në fluturim; të krijohej bindja se banesat nuk kishin pasur kurrë themele dhe taban.

Banorët kanë gati një javë që jetojnë me frikën e rrëshqitjes së dheut e çarjes së tokës, por edhe pse kanë bërë thirrje për ndihmë që kur dherat rrëmbyen kasollet e bagëtive ditë më parë, duket se askush nuk interesohet mbi atë se çfarë po ndodh në fshat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY