Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Dëshmia e financierit të Habilajve në Itali implikon një zyrtar të drejtësisë shqiptare

17/03/2018
EMRA & DETAJE/ Ekstradimi i Nezar Seitajt, prokurorët e Durrësit marrin në pyetje prokurorët e Krimeve të Rënda
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pas dërgimit të letërporosisë në Itali nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për marrjen në pyetje të Nezar Seitit, Prokuroria e Katanias e ka ekzekutuar atë.

Nezar-Seiti

Burime të “Panorama”-s brenda organit shqiptar të Akuzës, thonë se Nezar Seiti, i konsideruar si “financieri” i Habilajve, ka dëshmuar para prokurorëve italianë për përfshirjen e tij në organizatën kriminale të Moisi Habilajt. Me interes për hetimet në Shqipëri mbetet emri që Nezar Seiti ka përmendur, për një zyrtar të drejtësisë shqiptare, i cili ndihmonte grupin kriminal.

Emri i zyrtarit nuk bëhet i ditur për arsye hetimore, por burimet thonë se ai vijon të jetë në detyrë. Gjithashtu, Seiti është pyetur edhe për Saimir Tahirin, ish-ministrin e Brendshëm që është nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Pritet që këto ditë të vijë procesverbali i dëshmisë së Nezar Seitit në Shqipëri, i cili do t’i bashkëngjitet dosjes “Tahiri-Habilaj-Sota”. Seiti u ekstradua në Itali me kërkesë të tijën, por në kushtet kur ai po procedohej edhe në Shqipëri krijoi një skandal, pasi ligjet thonë se ai s’mund të ekstradohej. Për këtë, një gjyqtar dhe tre prokurorë janë nën hetim disiplinor.

Hetimet e Tahirit

Ekstradimi i Nezar Seitit, i konsideruar si financieri i grupit të Moisi Habilajt ka vënë në vështirësi hetimet për çështjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ky i fundit është nën hetim nga Krimet e Rënda për “trafik droge” dhe “korrupsion”, i dyshuar për lidhje me grupin famëkeq të Moisi Habilajt. Në një kohë që vendimet e fundit gjyqësore për çështjen “Tahiri” kanë qenë disi në favor për ish-ministrin, ekstradimi i Nezar Seitit duket se e vë në një pozicion mjaft të vështirë organin e Akuzës.

Dy muaj më parë, Krimet e Rënda zgjatën edhe me tre muaj afatet e hetimeve për çështjen “Tahiri” dhe për Nezar Seitin, me shpresën se do të gjenin të dhë- na të reja për lidhjet e mundshme të ish-ministrit me trafikun e drogës. Nga ana tjetër, në dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Tiranës i dha “ok” ekstradimit të Nezar Seitit, i cili edhe më parë kishte kërkuar, përmes avokatit të tij, që të procedohej për akuzat në shtetin italian.

Arrestimi

Nezar Seiti u arrestua në operacionin e famshëm të Babicës në Vlorë, me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Për të kishte një urdhërarrest ndërkombëtar si i përfshirë në grupin e Habilajve, që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë.

Në dosjen e Prokurorisë së Katanias, ku edhe përmendet ish-ministri Tahiri, Seiti përshkruhet si krahu i djathtë i Moisi Habilajt dhe që merrej kryesisht me financat e grupit dhe transportin e drogës. Pas arrestimit të tij në Babicë të Vlorës, Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi procedim penal ndaj tij për llogari të drejtësisë shqiptare, duke e lidhur çështjen me atë të ishministrit Tahiri.

Tags: deshmiaitaliNezar Seiatj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.