Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Skandali pronave në Lezhë, ja pasuritë që janë sekuestruar

16/03/2018
DETAJE/ Skandali pronave në Lezhë, ja pasuritë që janë sekuestruar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë mbi bazën e materialit kallëzues të dërguar nga Prokuroria e Përgjithshme me shkresën nr. 800/1, datë 26. 07. 2017, kallëzim i paraqitur pranë këtij institucioni më datë 05. 09.2 017 ka regjistruar procedimin penal nr. 605, viti 2017 për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal. Më pas me vendimin e datës 16. 02. 2018 është bërë regjistrimi edhe për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës “, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Gjithashtu kjo prokurori ka regjistruar edhe procedimin penal nr. 671 në datë 15. 09. 2017, i cili ka filluar po mbi bazë të denoncimeve të shtetasve të ndryshëm për sipërfaqe toke të përfituar në vendin e quajtur Rana e Hedhun.

Të dy këto procedime janë bashkuar në një procedim të vetëm me nr. 605 të vitit 2017.

Procedimi penal është regjistruar mbi bazën e kallëzimit penal të bërë nga shtetas të ndryshëm për tjetërsim prone në zonën bregdetare të Lezhës, Mali i Shëngjinit dhe Mali i Rencit, te vendi i quajtur Rana e Hedhun.

Për këto prona prokuroria ka vendosur sekuestro preventive.

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë urdhëroi zbatimin e vendimit penal nr. 86, datë 15. 03. 2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë për:

  1. Caktimin si masë sigurimi personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Proc.Penale, për të dyshuarin Fran Frrokaj-kryetar i Bashkisë Lezhë-“Shpërdorim detyre” në bashkëpunim dhe “Falsifikim të dokumenteve” (ekzekutuar).
  2. Caktimin si masë sigurimi personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Proc.Penale, për të dyshuarin Enver Hafizi-nënkryetar i Bashkisë Lezhë-“Shpërdorim detyre” në bashkëpunim dhe “Falsifikim të dokumenteve” (ekzekutuar).
  3. Caktimin si masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 të K.Proc.Penale, për të dyshuarën Gjelina Bacaj-përgjegjëse e seksionit të kadastrës pranë Bashkisë Lezhë-“Shpërdorim detyre” në bashkëpunim dhe “Falsifikim të dokumenteve” (ekzekutuar).
  4. Caktimin si masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 të K.Proc.Penale, për të dyshuarën J.M.-ish-specialiste pranë sektorit të kadastrës në Bashkinë Lezhë-“Shpërdorim detyre” në bashkëpunim dhe “Falsifikim të dokumenteve”.
  5. Caktimin si masë sigurimi personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Proc.Penale, për të dyshuarin Ardenis Haxhia-jurist pranë Bashkisë Lezhë-“Falsifikim të dokumenteve” (ekzekutuar).
  6. Caktimin si masë sigurimi personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Proc.Penale, për të dyshuarin Gjok Ndoka-Kryetar i Këshillit të Qarkut Lezhë-“Shpërdorim detyre” në bashkëpunim dhe “Falsifikim të dokumenteve” (ekzekutuar).
  7. Caktimin si masë sigurimi personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Proc.Penale, për të dyshuarin Dilaver Neli-specialist pranë Këshillit të Qarkut Lezhë-“Shpërdorim detyre” në bashkëpunim dhe “Falsifikim të dokumenteve” (ekzekutuar).
  8. Caktimin si masë sigurimi personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Proc.Penale, për të dyshuarin E.L.-ish-Sekretar pranë ish-Komunës Shëngjin, Lezhë-“Shpërdorim detyre” në bashkëpunim dhe “Falsifikim të dokumenteve”.
  9. Caktimin si masë sigurimi personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Proc.Penale, për të dyshuarin A.D.-ish-regjistrues pranë ZVRrP.P Lezhë-“Shpërdorim detyre” në bashkëpunim.
  10. Caktimin si masë sigurimi personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Proc.Penale, për të dyshuarin E.J.-ish-jurist pranë Z.V.Rr.P.P Lezhë-“Shpërdorim detyre” në bashkëpunim.
  11. Caktimin si masë sigurimi personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Proc.Penale, për të dyshuarin Enkelejd Zefi-inxhinier ndërtimi pranë ZVRrPP Lezhë, hartograf-“Shpërdorim detyre” në bashkëpunim (ekzekutuar).
  12. Caktimin si masë sigurimi personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Proc.Penale, për të dyshuarin B.C.-jurist pranë ZVRR.P.P.Lezhë-“Shpërdorim detyre” në bashkëpunim.
  13. Caktimin si masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 të K.Proc.Penale, për të dyshuarin M.Gj.-topografe-“Falsifikim të dokumentave”.
  14. Caktimin si masë sigurimi personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Proc.Penale, për të dyshuarin F.F.-“Falsifikim të dokumenteve”.
  15. Caktimin si masë sigurimi personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Proc.Penale, për të dyshuarin N.F.-“Falsifikim të dokumenteve”.
  16. Caktimin si masë sigurimi personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Proc.Penale, për të dyshuarin Gj.(V.) F.-“Falsifikim të dokumenteve”.
  17. Caktimin si masë sigurimi personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Proc.Penale, për të dyshuarin M.F.-“Falsifikim të dokumenteve”.
  18. Caktimin si masë sigurimi personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Proc.Penale, për të dyshuarin L.F.-“Falsifikim të dokumenteve”.
  19. Caktimin si masë sigurimi personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Proc.Penale, për të dyshuarin V.Gj.-“Falsifikim të dokumenteve”.
  20. Caktimin si masë sigurimi personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Proc.Penale, për të dyshuarin Pjetër Gjoni-“Falsifikim të dokumenteve” (ekzekutuar).
  21. Caktimin si masë sigurimi personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Proc.Penale, për të dyshuarin Z.Gj.-“Falsifikim të dokumenteve”.
  22. Caktimin si masë sigurimi personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Proc.Penale, për të dyshuarin R.M.-“Falsifikim të dokumenteve”.
  23. Caktimin si masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 të K.Proc.Penale, për të dyshuarin L.P.-punonjës topograf (pensionist që nga viti 2007)-“Falsifikim të dokumenteve”.

–  Shtetasve Gjelina Bacaj, J. M., M. Gj., L. P., dhe F. F., t’u bëhet i ditur detyrimi për mos u larguar nga banesat e tyre.

Në fazën e hetimeve paraprake Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë me vendimin nr. 304, datë 25. 11. 2017, ka vendosur:

  1. Pranimin e kërkesës
  2. Vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e paluajtshme:
  • Pasuria me nr. 938/4 zona kadastrale 2568, e regjistruar në kartelën e pasurisë volumi 6, faqe 10 me sipërfaqe totale 210.306 m2 si dhe transaksionet që janë bërë më pas mbi këtë pasuri.
  • Pasuria me nr. 959/1 zona kadastrale 2568, e regjistruar në kartelën e pasurisë volumi 6, faqe 10 me sipërfaqe 7382 m 2. si dhe transaksionet që janë bërë më pas mbi këtë pasuri.
  • Pasuria me nr. 552/2 zona kadastrale 2569, e regjistruar në kartelën e pasurisë volumi 6, faqe 216 me sipërfaqe 16107 m 2, si dhe transaksionet  që janë bërë më pas mbi këtë pasuri.
  • Pasuria me nr. 821/19 zona kadastrale 2568, e regjistruar në kartelën e pasurisë volumi 6, faqe 42 me sipërfaqe 25296 m 2, si dhe transaksionet  që janë bërë më pas mbi këtë pasuri.
  • Pasuria me nr. 921/18 zona kadastrale 2568, e regjistruar në kartelën e pasurisë volumi 6, faqe 131 me sipërfaqe 25146 m 2, si dhe transaksionet  që janë bërë më pas mbi këtë pasuri.

Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë me vendimin nr. 53, datë 16.11.2017 ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Lezhë dhe ka vendosur masën e sekuestros preventime për një sipërfaqe toke prej 13 730 m2, pronë e regjistruar në pronësi të shtetasit Zef Ndue Gjini, regjistrim i cili është bërë në bazë të aktit të marrjes së tokës në pronësi nr. 5594, lëshuar në datë 06. 09. 2003 Mali i Shëngjinit.

Tags: arrestimelezhepronatsekuestrimeskandal

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.