DETAJE & EMRA/ Operacioni i përbashkët Itali – Shqipëri, “Shefi”, ja si...

DETAJE & EMRA/ Operacioni i përbashkët Itali – Shqipëri, “Shefi”, ja si u identifikuan dhe prangosën 21 shqiptarë

233
0
Shares

Prokuroria për Krimet e Rënda ka dhënë detaje mbi operacionin e përbashkët me Prokurorinë e Barit (Itali) për çështje penale kundër trafikimit të narkotikëve, me pasojë prangosjen e 21 shtetasve shqiptarë.

Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, mësohet se, më datë 14. 03. 2018 në vendin tonë dhe në Itali janë nxjerrë urdhër arresti për 21 shtetas shqiptar, prej të cilëve 19 të arrestuar dhe 2 në kërkim të cilët janë pjesë e grupeve të strukturuara kriminale të cilat operojnë në fushën e trafikimit të narkotikëve mes dy vendeve, Shqipëri dhe Itali, kryesisht për lëndët narkotike të llojit canabis sativa ku nga operacionet e kryera në shtetin Italian përgjatë viteve 2016-2017, janë sekuestruar 2.5 ton lëndë narkotike e llojit canabis sativa, 1kg kokainë dhe 1kg heroinë.

Arrestimi i disa prej këtyre shtetasve është rezultat i hetimeve të përbashkëta të kryera mes Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Për Krime të Rënda Tiranë dhe Prokurorisë së Barit në Itali (Drejtoria Rajonale Antimafia) ku në vitin 2017 mes këtyre prokurorive është nënshkruar një marrëveshje për krijimin e skuadrës së përbashkët hetimore në kuadër të procedimeve penale të regjistruar në Shqipëri dhe Itali, me nr. 238/2017 dhe nr. 10832/2017.

Nga shkëmbimi i informacionit në mënyrë reciproke dhe të drejtpërdrejtë me homologet italian, rezultoi se shtetasit Mariglen Shusha, Donial Drolli, Hamid Seferi dhe Malton Lleshi ishin pjesëtar të një grupi kriminal i cili vepronte mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e trafikimit të narkotikëve dhe që ndodheshin në vendin tonë. Nga bashkërendimi i të dhënave dhe provave të përcjella në kohë reale nga autoritetet italiane, si dhe nga puna e përbashkët e oficerëve të policisë gjyqësore pranë Prokurorisë për Krime të Rënda, oficerëve të DIA-s, Bari, Itali si dhe strukturave të policisë së shtetit, u bë e mundur identifikimi dhe lokalizimi i vendndodhjes së tyre dhe mbi bazën e urdhrave të arrestit ndërkombëtar, të përcjell në rrugën formale nga autoritetet italiane të drejtësisë, konkretisht Prokurorisë së Barit (Drejtoria Rajonale Antimafia), u bë dhe arrestimi i tyre në operacionin e datës 14. 03. 2018.

Ky operacion kishte në përbërje oficer të policisë së shtetit dhe Forcave Operacionale, oficerëve të policë gjyqësore pranë kësaj Prokurorie si dhe asistimin fizik të oficerëve të policisë gjyqësore pranë DIA-s.

Ky operacion shënon finalizmin e një bashkëpunimi mjaft të frytshëm mes autoriteteve tona të drejtësisë dhe atyre italiane, duke dëshmuar dhe njëherë vullnetin tonë në luftën kundër trafikut të narkotikëve. Gjithashtu duke theksuar faktin se është hera e parë që në një operacion të tillë, duke qenë pjesë e skuadrës së përbashkët marrin pjesë dhe asistojnë oficerët e DIA-s, të cilët treguar frymën e tyre bashkëpunuese gjatë punës në terren me oficerët e policisë së shtetit gjatë ekzekutimit të Urdhrave të Arrestit Ndërkombëtar, fakt ky për tu përshëndetur.

Në kuadër të hetimeve tona, në funksion të Skuadrës së Përbashkët Hetimore, janë caktuar gjithashtu masat e sigurimit personal “Arrest në burg” për dy shtetas të tjerë shqiptar, konkretisht Fërhat Hajdini, Fiqiret Seferi ku të dhënat dhe provat në ngarkim të tyre janë prodhuar sërish nga hetimi i përbashkët me Prokurorinë e Barit për disa episode të hetuara paralelisht nga të dyja Prokuroritë e të kristalizuara në vijim nga hetimi i përbashkët i Skuadrës Hetimore.

Sjellim në vëmendje faktin se hetimet janë ende në vijim, duke premtuar rezultate mjaft pozitive në luftën e përbashkëta ndaj trafikut të narkotikeve mes dy vendeve. Rezultat e deritanishme dëshmojnë qartazi për vullnetin e përbashkët të autoriteteve tona të drejtësisë për të bashkëpunuar në këtë fushë si dhe sigurojnë dhe njëherë kapacitetin tonë profesional dhe njerëzor për të qenë pjesë e hetimeve të përbashkëta për vepra penale me karakter transnacional.

Gjithashtu, gjejmë me vend të theksojmë faktin se, bashkëpunimi ynë me autoritetet italiane, është vijues dhe gjithëpërfshirës, duke përmendur këtu “Marrëveshjen për krijimin e skuadrave të përbashkëta hetimore” nënshkruar më 01.12.2016  midis Prokurorisë së Lece-s, Itali dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, Shqipëri, ku nga hetimi i përbashkët deri tani rezultojnë të arrestuar një numër i madh personash ne të dyja shtetet, ndërkohë që vijon arrestimi i shtetasve të shpallur në kërkim me vendime arresti, siç ishte ai i datës 14.03.2018 për arrestimin e shtetasit Dino Abazi i dyshuar si pjesë e një organizatë kriminale në fushën e trafikimit të narkotike mes Shqipërisë dhe Italisë.

Gjithashtu na rezulton se kryhen hetime paralele si nga ana jone dhe Prokuroritë homologe në Itali për një numër procedimesh për trafikimin e sasirave të mëdha të narkotikëve kryesisht të llojit canabis sativa të trafikuar nëpërmjet detit, ajrit dhe në pika të kalimit kufitar, që i referohet pikërisht periudhës si vitit 2016,2017 ku kërkohet bashkëpunimi mes këtyre prokurorive për të shkëmbyer të dhëna dhe informacione me qëllim vënien para përgjegjësisë të autorëve të këtyre veprave penale.

“Marrëveshja për krijimin e grupit të përbashkët hetimor” nënshkruar më 06. 07. 2017 midis Prokurorisë së Bari-s, Itali dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, Shqipëri, bazuar në “Konventën Evropiane për Ndihmë të Ndërsjellët Juridike në Cështjet Penale”, “Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar” si dhe ligjit nr. 10193, datë 03. 12. 2009 “Për Marrëdhëniet Juridiksionale me Autoritetet e Huaja në Cështjet Penale”.  Në këtë kuadër nga autoritetet shqiptare është regjistruar procedimi penal nr. 238/2017 për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 283/a, 287 dhe 333/a i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY