INTERVISTA/Arta Marku për Adriatik Llallën: Ishte i rëndë ndalimi në SHBA

INTERVISTA/Arta Marku për Adriatik Llallën: Ishte i rëndë ndalimi në SHBA

141
0
Shares

Kryeprokurorja e përgjithshme Arta Marku deklaroi sot në në Real Story të Sokol Ballës se vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për t’i ndaluar hyrjen në SHBA, Adriatik Llallës, ishte i rëndë.

E ftuar,  Marku tha se Prokuroria ka marrë përsipër përgjegjësitë e veta që i ngarkon Kushtetuta dhe ligji”.

“Natyrisht që kam një opinion por nuk është në natyrën time dhe në etikë që të jap një opinion. Kam një opinion, por punën e tij e ka vlerësuar publiku, është përfolur aq shumë sa që nuk e gjej me vend të them. Të them të drejtën jam ndjerë shumë keq..është një vendim i rëndë heqja e vizës nga SHBA”.

DASH tha që do ishte i gatshëm të bashkëpunojë me prokurorinë nëse hap një hetim për të…

“DASH është teguar gjithmonë i gatshëm për hetimin e çdo zyrtari, jo vetëm për rastin konkret, edhe për rastin konkret kanë qenë të gatshëm. Mund të them që Prokuroria ka marrë përsipër përgjegjësitë e veta që i ngarkon Kushtetuta dhe ligji,” u shpreh ajo.

Arta Marku ka folur sot për herë të parë edhe për familjen e saj, persektumin në kohën e komunizmit dhe më pas karrierën ën drejtësi.

“Vij nga një familje e thjeshtë, si shumica e familjeve shqiptare, me dy prindër të thjeshtë, babai ka qenë teknik i mesëm miniere, ndërsa mamaja ka qenë e papunë për pjesën më të madhe të kohës, deri pas viteve ’90, ku si shumica e shqiptarëve filluan tregti. Kam edhe një vëlla dhe një motër më të vogël. Familja ime e re, përbëhet nga unë bashkëshorti dhe dy vajzat, njëra 8 vjeç dhe tjetra 14 muajsh”, tha Marku.

Marku ka treguar se vjen nga një familje e persekutuar, e cila i ka ndier në kurriz pasojat e regjimit.

“Mamaja ime e ka ndierë në kurriz persekutimin, babai ka qenë i dënuar dhe falë atij persekutimi mamaja ka mbetur pa shkollë pavarësisht rezultateve që i ka pasur të shkëlqyera. Unë e kam ndierë shumë pak persekutimin, siç ishte atëherë, kur vinte në shkollë dikush i rëndësishëm, jepej tufa me lule, por unë edhe pse isha nxënësja më e mirë nuk u lejova të jap tufën me lule”, u shpreh Kryeprokurorja Marku.

Më tej, ajo ka folur për momentin kur i është dashur të lërë qytetin e Shkodrës për t’u shpërngulur në Tiranë.

“Ka qenë vështirësia më e madhe e momentit, e kam vonuar shpërnguljen për dy muaj se e kisha të vështirë, Tirana është qytet i zhurmshëm dhe i papastër krahasuar me Shkodrën, kemi ardhur dhe shpresojmë të përshtatemi për sa kohe do jemi”.

Ndërsa për akuzat e hedhura ndaj saj pas zgjedhjes se kryeprokurore, Marku tha:

“S’e kam parë në këtë prizëm, s’jam ndierë e mbrojtur apo e sulmuar jashtë mase prej askujt dhe isha e sigurt që asnjë gjë s’kishte lidhje direkte me mua, jam e bindur për këtë Secili ka kauzat e veta, ishte diçka përtej personales”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY