FILM/ Historia e fëmijës jetim që u bë një balerinë yll

FILM/ Historia e fëmijës jetim që u bë një balerinë yll

262
0
Shares

Historia e Michaela DePrince, që mund të lexohet në librin “Taking Flight”, botuar në vitin 2004 është prekëse. Këngëtarja e muzikës pop, Madona dëshiron ta bëjë film këtë histori, duke marrë përsipër regjinë.

Eshtë hera e tretë që Madona ulet në karrigen e regjisores. Mbas debutimit të saj me komedinë për marrëdhëniet e një çifti “Filth and Wisdom” të vitit 2008 dhe me dramën e dashurisë “W.E.”, një film për amerikanen Wallis Simpson dhe mbretin britanik Edward VIII (prodhuar më 2011), Madona dëshiron tani të xhirojë tani një film për balerinën me ngjyrë, Michaela DePrince

Histori tronditëse

Historia e jetës së Michaela DePrince e ka prekur shumë, thotë Madona. Michaela, e lindur në Sierra Leone, ishte tre vjeç kur i ati iu vra prej rebelëve dhe e ëma vdiq nga ethet e Lasës. Fëmija jetim që vuante nga një sëmundje lëkure u adoptua nga një çift amerikan. Në moshën pesëvjeçare ajo fillon të marrë mësime baleti duke filluar të bëjë shpejt karrierë. Ajo është një nga balerinat e pakta në botë, me ngjyrë. Që prej vitit 2013, ajo tashmë 23-vjeçare kërcen në baletin kombëtar holandez në Amsterdam.

Në vitin 2014 Michaela DePrince publikoi kujtimet e saj së bashku me mamanë që e ka adoptuar, Elaine DePrince. “Taking Flight” quhet libri, dhe tani pritet të kthehet në film. Aktualisht nuk është bërë e ditur kur do të fillojnë xhirimet dhe kush do t’i zerë rolet.

Vështrim mbi shtëpitë e fëmijëve në Afrikë

Madona ka adoptuar katër fëmijë nga Malavi

Madona thotë se ndihet e nderuar që është lejuar të kthejë në film historinë e Michaelas. Ky është një moment i veçantë për të hedhur dritë mbi situatën në Sierra Leone dhe për t’i dhënë formë historive të fëmijëve jetimë nëpërmjet zërit të Michaelas.

Fëmijët jetimë janë një temë që Madona e ka shumë për zemër. Ajo vetë ka adoptuar katër fëmijë nga Malavi: më 2006 David Banda, i cili është sot 12 vjeç, më  2009 Mercy James, e cila është po ashtu 12 vjeç. Dhe vitin e kaluar binjakët Esther dhe Stella. DW

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY