Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRI & FOTO GALERI/ Londër, tjetër ngjarje misterioze, gjendet i vdekur armiku i Putin

13/03/2018
EMRI & FOTO GALERI/ Londër, tjetër ngjarje misterioze, gjendet i vdekur armiku i Putin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një 68-vjeçar rus është gjetur i vdekur në rrethana të pashpjegueshme në Londër, ndërkohë që vdekja e tij po hetohet nga hetuesit britanik të anti-terrorit. Media thotë se bëhet fjalë për Nikolai Glushkov, një mik i një oligarku të njohur anti-Putin, Boris Berezovski, i cili u gjet i varur në Londër në 2013-ën.

Vdekja e rusit të mërguar ndodh një javë pas sulmit me gaz nervor ndaj një agjenti të dyfishtë, Sergei Skripal, ngjarje që ka çuar në nivelet më të ulëta marrëdhëniet mes Londrës dhe Moskës. Sipas policisë britanike vdekja e disidentit rus, po trajtohet si e “pashpjegueshme” ndërkohë që anti-terrori është përfshirë në hetimin e vdekjes.

Mësohet se 68-vjeçari rus Nikolai Glushkov ishte dënuar me burg në mungesë në Rusi për akuzat e shpërdorimit të 87 milionë sterlinave në kohen kur ai ka drejtuar linjën ajrore ruse, Aeroflot.

Policia britanike ka vendosur të hetoj 14 raste vdekjesh të shtetasve rus, pas sulmit me gaz nervor ndaj një ish-agjenti të dyfishtë përpara disa ditësh në qytetin anglez të Salisburit.

Ndërkohë të martën në mesnatë skadon afati i vendosur nga kryeministrja britanike Theresa May për përgjigjen ruse në lidhje me praninë e një agjenti nervor ruse në sulmin e ndodhur në territorin britanik. Kryeministrja britanike pritet të flasë sot me presidentin amerikan Donald Trump në lidhje me këtë çështje, e cila ka çuar marrëdhëniet britaniko-ruse në pikën më të ulët dhe të rrezikshme për shumë kohë.

Theresa May pritet të flasë të mërkurën në parlamentin britanik për përgjigjen e eventuale britanike në rast se Moska nuk jep shpjegim të mjaftueshme për ngjarjen, të cilin ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov e ka cilësuar një “gjepur”.

Tags: LonderNikolai Glushkovrusvdekje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.