Historia e takimit me kompaninë ruse që financon luftimet në Ukrainë si...

Historia e takimit me kompaninë ruse që financon luftimet në Ukrainë si dhe cështja “Griselda”

115
0
Shares

Kryeministri Rama tha se një kompani e koncesionuar për ndërtime në Shqipëri nga qeveria ka marrë tendera nga qeveria e Putinit ndërkohë që nuk ka mohuar kontaktet me një tjetër kompani ruse që akuzohet për tërrorizëm në SHBA.

“Kam takuar edhe një kompani ruse, kishin interes. Por nuk mund të bëhet krahasim me një kompani që ndërton aeroportin më të madh të botës, Stambollin dhe ndërton edhe atë të Vlorës, ka marrë tendera në Rusi”, tha Rama duke kërkuar nga publiku të harrojnë problemet e tij me rusët dhe të mbajnë mend atë të Bashës.

Rama hodhi akuza se edhe protesta e cadrës ishte e financuar por pa qenë në gjendje të shpjegonte se pse cadra u mbyll pas një marrëveshje Basha-Rama.

Kryeministri tha se opozita ka ndërtuar sistem balte për të ndaluar hyrjen e Shqipërisë në BE. Kur gazetarja Vasili i kujtoi historinë me Griseldën, Rama tha se ishte thjehst një gafë por nuk kujtonte se kjo gafë u bë nga Erion Veliaj prej zyrës së Ramës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY