Një cift shqiptarësh ranë në pranga një ditë më parë në Itali pasi policia gjeti në makinën e tyre një sasi prej 15 kg kokainë.
Të arrestuarit janë 32 dhe 25 vjeç, shkruajnjë mediat italiane por identiteti i tyre nuk bëhet e ditur. Makina me të cilën udhëtonin u ndalua për kontroll rutinë në dalje të autostradës në “Scandicci” në Firence.
Të dy dhanë dëshmi kontradiktore lidhur me destinacionin dhe shfaqën shenja nervozizmi, kështu u shoqëruan në polici. Gjatë kontrollit të makinës me të cilën lëviznin para se të ndaloheshin nga policia, u gjetën 15 kg kokainë. Droga ishte e fshehur në një hapësirë të krijuar rishtazi në motorin e mjetit.
Të dy u dërguan në paraburgim në Sollicciano. Dyshimet janë se çifti bënte rolin e korrierëve të drogës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/