Albana Vokshi në Uashington : Gratë në Shqipëri të pambrojtura përballë dhunës...

Albana Vokshi në Uashington : Gratë në Shqipëri të pambrojtura përballë dhunës qeveritare

172
0
Shares

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, deputetja  Albana Vokshi ngriti shqetësimin në Uashington për përkeqësimin e statusit të grave dhe vajzave në Shqipëri.

Në takimet me Drejtuesen e Grupit të Bankës Botërore, kongresmenë, zv.Sekretaret e Shtetit për Thesarin, drejtues të lartë të USAID,  drejtues të Agjensisë për Bizneset e Vogla e të Mesme dhe Institucioneve e organizatave amerikane që luftojnë për të Drejtat e Grave, zonja Vokshi shprehu shqetësim për politikat shtrënguese të Qeverisë së Tiranës që po rrisin çdo ditë varfërinë, kryesisht mes grave dhe vajzave.

Albana Vokshi ngriti shqetësimin se fuqizimi ekonomik i grave në Shqipëri mbetet një objektiv shumë i largët, ndërsa vendi po braktiset çdo ditë nga eksodi i varfërisë dhe humbjes së shpresës . “Varfëria, papunësia në rritje, mungesa e aksesit në arsim, shëndetêsi, shërbime sociale, barrierat e shumta ne ndërmarrjet ekonomike, kanë me shumë se trefishuar rastet e dhunës në familje.”- tha Vokshi gjatë prezantimit të saj në Capitol Hill.

Kryetarja e LDGSH vuri në dukje se fondet për shëndetin e grave vidhen përmes konçesioneve korruptive; dyert e arsimimit të mijëra vajzave që i përkasin sidomos familjeve te varfëra janë mbyllur qëllimshëm nga Qeveria. “Asnjë politikë mbështetëse, përkundrazi, dhjetëra mijëra familjeve, kryesisht gra kryefamiljare me disa fëmijë, së fundmi, Qeveria u ka hequr edhe të ardhurat minimale nga Ndihma Ekonomike”- u shpreh Vokshi.

“Realiteti i trishtë sot është se gratë shqiptare janë varfëruar dhe shumë prej tyre në zonat jashtë metropolit jetojnë në skamje. Gratë dhe fëmijët janë shfrytëzuar në plantacionet e drogës dhe vazhdojnë të shfrytëzohen në landfillet e mbetjeve.”-theksoi Albana Vokshi.

Zonja Vokshi prezantoi iniciativën e Partisë Demokratike dhe  Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë për miratimin në Parlament të Rezolutës Kundër Dhunës në Familje, si dhe nismën e lançuar në 3 mars nga LDGSH “Pranvera e Grave Kundër Varfërisë”. Kjo është një fushatë ndërgjegjësuese, që synon të mobilizojë të gjitha degët e LDGSH për të rritur forcën reaguese ndaj pengesave për të Drejtat Ekonomike të Grave.

Albana Vokshi, e cila ishte e ftuar në Uashington në Konferencën e organizuar nga Instituti Republikan Amerikan dhe Rrjeti i Grave për Demokraci për Ditën Ndërkombëtare të Grave kërkoi mbështetjen e organizatave simotra për realizimin e nismave të LDGSH në ndihmë të grave shqiptare.​

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY