Policia Rrugore e Fierit ka kryer kontroll me Drager në hyrje dhe dalje të qytetit për të evidentuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
U kryen 171 alkool teste ku rezultoi se:
139 prej tyre nuk kishin konsumuar alkool 0.00 mg/l, 29 kishin konsumuar por brenda limiteve të lejuara, ndërsa 3 drejtuesëve ju tërhoq Leja e Drejtimit për të dalë në OASH pasi drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit.
Gjatë mbasdites së sotme kontrolle janë ushtruar dhe me Radar, ku janë tërhequr 12 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara.
Jane vendosur 125 masa administrative, nga këto:
21 për rrip sigurimi
29 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit
12 për shpejtësi tej normave të lejuara
7 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse
16 për parakalime të gabuara
Dhe 40 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Kontrolle janë ushtruar nga Patrulla e Pergjithshme dhe agjentët e hetimit të krimit për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojne me arme zjarri apo me lëndë narkotike, ku jane shoqeruar per verifikim 7 shtetas.
Kontrolle me pika të lëvizshme dhe të befasishme do vijojnë me qëllim goditjen e paligjshmerisë dhe ruajtjen e parametrave të sigurisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/