PAMJE TE RENDA/ Gjenden 54 duar të prera në ishullin rus

PAMJE TE RENDA/ Gjenden 54 duar të prera në ishullin rus

286
0
Shares

Të paktën 54 duar të shkëputura nga trupat janë gjetur të futura në një thes në një ishull të mbuluar nga akulli në Rusi. Zbulimi tronditës u bë pranë qytetit të Khabarovskit në Lindjen e Largët të Siberisë, afër kufirit me Kinën.

Të gjitha, duart ishin në një thes. Një trup tjetër – i parë nga një banor lokal – ishte shtrirë veçmas në një ishull të mbuluar me dëborë në lumin Amur rreth 18 kilometra në drejtim të rrymës nga kufiri rus me Kinën.

Ato ishin vendosur në një vend të njohur për peshkim, por vendasit thanë se nuk kishin parë ndonjë gjë të dyshimtë së fundmi. The Siberian Times tha se ishte një “mister fakti se kujt i përkisnin duart, kur u copëtuan dhe pse”.

Një teori e tmerrshme është se duart mund të ishin eliminuar si një dënim për vjedhje. Një tjetër është se duart u ndanë nga trupat e vdekur në një spital – por është e paqartë pse kjo mund të ndodhte.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY