Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së PD-së ndërsa kryetari i saj Lulzim Basha tha se ky është një moment transforimi i madh për demokratët.
Ai foli për gazetarët menjëherë pas mbledhjes duke falenderuar kontributet e anëtarëve përgjatë kësja mbledhjeje të rëndësishme.
“Diskutimi ka qene i frutshem, pati mendime kritike dhe pa i rrahur mendimet nuk shkohet në vendime qe përfaqësojnë të gjithë. Dua të falenderoj anëtarët e kryesorë për diskutimet e tyre . Ky nuk është thjesht një proces brenda PD por një rrugë e re për të gjithë shqiptarët”, tha Basha .
Kryesia ka miratuar vendime që i japin mundësi cdo demokrati, tha Basha në vijim të pyetjeve të gazetarëve. Unë do të bëjë gjithcka për të shërbyer këtë transformim të PD-së, përfundoi ai duke theksuar se me 22 mars do të jenë gati të gjitha propozimet për ndryshimet në statut.
Komunikim me gazetarët në selinë e Partisë Demokratike.
Publié par Lulzim Basha sur jeudi 8 mars 2018
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/