Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Itali, ku në mënyrë tragjike, Alma Ndoji, 28 vjeçe ra nga ballkoni i banesës ku jetonte dhe humbi jetën.
Ngjarja ndodhi në lagjen Rebocco, rruga “Duino” të La Spezia-s, ku jetonte bashkë me djalin rreth 1 vjeç dhe bashkëshortin. Mediat italiane bënë me dije se 28-vjeçarja shqiptare gjeti vdekjen pasi humbi ekuilibrin teksa po nderte rrobat në ballkon. E reja ka qenë e vetme kur ka ndodhur tragjedia, pasi fëmija ishte në kopsht dhe burri në punë.
Alma kishte shkuar në Itali prej tre muajsh (me djalin e saj) për të qëndruar me partnerin e saj, i cili ai jetonte dhe punonte prej një kohe të gjatë në një kompani ndërtimi në La Spezia.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/