SKANDAL/ Denoncon gazetari: Vodafone shkel privatësinë, “hynë” në dhomën e gjumit dhe...

SKANDAL/ Denoncon gazetari: Vodafone shkel privatësinë, “hynë” në dhomën e gjumit dhe tualetin e klientit

449
0
Shares

Gazetari Erjon Todhe, ka denoncuar një skandal, të kompanisë së telefonisë celulare, Vodafone. Sipas tij, kjo kompani kërkon nga klientët e saj, autorizim për të hyrë në listën e kontakteve dhe vendndodhjen e personit. Duke denoncuar se kjo kërkesë është me detyrim sepse nuk ka asnjë alternativë tjetër vec “ok”, gazetari ngre dyshime për këtë kresë të kompanisë celulare, ndërsa ironizon, kur shkruan “Ci duhet Vodafonit se numrat e kujt personave kanë njerëzit në telefon? Pse Vodafone kërkon autorizim nga personi për ti tregu nëse ndodhet në banje, dhomë gjumi apo ballkon apo tek komshiu përballë? Apo mos vallë do të ofrojë shërbimin e informacionit nëse komshiu ka birra apo jo në frigorifer? Pse Vodafone e bën me detyrim këtë opsion për përdoruesit e aplikacionit?”.

Denoncimi i plotë i gazetarit Erjon Todhe

Vodafone po kerkon nga perdoruesit e aplikacionit My Vodafone qe keta te fundit te japin autorizimim qe Vodafone te mund te marre listen e kontakteve dhe vendndodhjen e personit. Sikurse shkruhet aresyeja eshte per te ofruar sherbime me te mira. Perdoruesit e aplikacionit nuk kane mundesi tjeter vetem te klikojne tek “OK”, nese duan ta perdorin ate. Dhe shikoni sa bukur e fshehin qellimin, duke e fillu me nja dy fjali qe skane as koherence as koezion me qellimin e vertete, Po ca sherbimi mund te orfroje Vodafone duke pas kontaktet e dikujt? Sa e ligjshme eshte kjo? Ci duhet Vodafonit se numrat e kujt personave kane njerezit ne telefon? Pse Vodafone kerkon autorizim nga personi per ti tregu nese ndodhet ne banje, dhome gjumi apo ballkon apo tek komshiu perballe? Apo mos valle do te ofroje sherbimnin e informacionit nese komshiu ka birra apo jo ne frigorifer? Pse Vodafone e ben me detyrim kete opsion per perdoruesit e aplikacionit?

Ne fund, pse Vodafone nuk ofron sherbimin me te mire per klientet: ULJEN E TARIFAVE?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY