Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Prokuroria nuk pyet as për vendim gjykate, pushon hetimet për skandalin e byzylykëve

07/03/2018
Skandali i byzylykëve, nis hetimi për specialistët që i kthyen te firma
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Tiranës  vendos pushimin e procedimit penal për çështjen e byzylykëve elektronikë. Ministrja e Drejtësisë kishte kërkuar rihapjen e çështjes. Çështja ishte rikthyer për hetim me vendim të gjykatës. Ministria e Drejtësisë vuri në dispozicion të hetimit gjithë aktet e nevojshme. Prokuroria brenda 3 muajsh vendosi pushimin e çështjes. Burime konfidenciale nga MD thonë se Ministrja Gjonaj do të vazhdojë rrugën ligjore për zbardhjen e çështjes dhe vënien para përgjegjësisë të autoreve.

Edhe më herët, në fundvitin që shkoi, Prokuroria kishte refuzuar të niste hetimet dhe të fillonte procedimin penal për skandalin e byzylykëve. Por Gjykata e Tiranës urdhëroi Prokurorinë e Tiranës që të regjistrojë procedimin penal për këtë çështje, pas ankimit nga ministria e Drejtësisë. Në “përmbushje” të këtij “detyrimi” të gjykatës, Prokuroria hetoi “sa për sy e faqe” dhe sërish vendosi  pushimin  procedimit penal.

Skandali me tenderin e byzylykëve pranë mbikëqyrjes elektronike të të dënuarve, u denoncua disa muaj më parë nga ish-ministri i Drejtësisë Gazmend Bardhi. Pas plasjes së këtij skandali, ai depozitoi në Prokurorinë e Tiranës kallëzim penal për bashkimin e operatorëve fitues të tenderit dhe ish sekretaren e përgjithshme të ministrisë së Drejtësisë. Sipas ministrisë kallëzimi penal është bërë ndaj firmave “Fastech”, “Ratech” dhe “Soft Solution” si dhe ndaj ish-sekretares së kësaj ministrie Juliana Hoxha pasi është personi që ka firmosur kontratën me kompaninë fituese. Ky kallëzim i ministrisë erdhi në përfundim të hetimit administrativ të kryer nga ministria e cila prej dy ditësh ka marrë në dorëzim byzylykët e dorëzuar nga kompanitë fituese. Më herët vetë ministria ka sqaruar se firmat fituese “Fastech”, “Ratech” dhe “Soft Solution” nuk ishin paraqitur për të kryer testimin e këtyre pajisjeve të dorëzuar ministrisë.

Tenderi për këtë shërbim dhe 300 byzylykët u bë në fillim të vitit 2017 ku në një vlerë prej afro 2 milion euro u shpallën fitues tre operatorët ekonomik. Në këtë tender rezulton se janë shkelur një sërë procedurash dhe është favorizuar bashkimi i operatorëve fitues. Pas kaq ditësh ende mungon një përgjigje zyrtare për procesverbalin e marrjes në dorëzim apo funksionimit të byzylykëve për të kuptuar sa prej tyre janë funksional vendosur tek të burgosurit, sa prej tyre janë të dëmtuar dhe sa prej tyre u kthyen nga firma tek ministria e drejtësisë. DRONI.al

Tags: byzylykehetimetmbylljeprokuroriskandal

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.