Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PD i përgjigjet Ramës dhe revistës amerikane: Shkrim me pagesë nga paratë e krimit

07/03/2018
Zyrtarizohen edhe gjashtë kandidatura të PD-së për Patosin, Urën Vajgurore, Vaun e Dejës, Malësinë e Madhe, Delvinën dhe Roskovecin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike ka reaguar ditën e sotme në lidhje me një shkrim të publikuar një ditë më parë në një revistë me emrin ‘Mother Jones’.

Në deklaratën e saj, PD thotë se ky artikull është thjeshtë një shkrim me pagesë që Rama ka bërë në një media të dorës së dytë, për të shpifur në lidhje me financimet e demokratëve.

Deklarata e Partisë Demokratike

Makina e propagandës së Edi Ramës ka prodhuar dje një shkrim me pagesë në një media të majtë të dorës së dytë për të shpifur për financimin e Partisë Demokratike

Shkrimi është qesharak për nga përmbajtja dhe skandaloz për nga falsifikimi i fakteve dhe kapërcimet logjike.

Shkrimi është produkt i një fushate të gjerë që ka ndërmarrë Edi Rama, të financuar nga burime të paligjshme që vijnë nga bota e krimit dhe e korrupsionit.

Kjo fushatë ka për qëllim të shkurajojë përpjekjet e opozitës dhe të çdo faktori tjetër kundër drogës dhe krimit. Fushata e financuar me burime të paligjshme po bëhet tani që Edi Rama po ushtron presion për të mbyllur hetimet ndaj Saimir Tahirit dhe për të mos hetuar garantuesin politik të trafikut të kokainës kolumbiane.

Partia Demokratike nuk ka thyer asnjë ligj, as shqiptar, as amerikan dhe të asnjë vendi tjetër. Partia Demokratike nuk ka pasur e nuk ka asnjë lidhje direkte apo indirekte me individë apo kompani ruse.

Përpjekja e Edi Ramës dhe e mercenarëve të tij për të implikuar Partinë Demokratike është betejë shterpë. Asgjë nuk do ta largojë Partinë Demokratike nga lufta kundër drogës, krimit dhe kapjes së shtetit nga interesat kriminale. Sikurse kemi bërë çdo ditë për më shumë se katër vjet, do të vazhdojmë çdo ditë derisa kriminelët në politikë dhe në rrugë të dalin para drejtësisë.

Të gjithë ata që sot joshen nga mbrojtja dhe paratë që u jep Edi Rama për të punuar kundër interesit të shqiptarëve dhe të ardhmes së tyre europiane, nuk do të ketë kush t’i mbrojë nesër para drejtësisë.

Tags: amerikanemediaPD

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.