DETAJE/ Si u zbulua nga policia kolumbiane ngarkesa prej 613 kg kokainë

DETAJE/ Si u zbulua nga policia kolumbiane ngarkesa prej 613 kg kokainë

157
0
Shares

Si e transportoi Clan del Golfo kokainën nga Kolumbia në Maminas?

Policia shqiptare kapi javën e shkuar sasinë rekord prej 613 kilogram kokainë në hyrje të magazinës “Arbri Garden” në Maninas të Durrësit. Ajo arrestoi shoferin e kamionit dhe administratorin e kompanisë. Ndërsa pronari i kompanisë ndodhej në Gjermani.

Rezulton se kokaina është blerë nga rrjeti i narkotrafikantëve të Clan del Golfo, ose ndryshe Klani i Gjirit. Për të ardhur në destinacion kamioni kishte ndjekur intererarin Kolumbi-Maltë-Itali-Shqipëri.

Ngarkesa mbërriti në portin e Durrësit në datën 19 shkurt. Kamioni u la për 18 ditë në portin e Durrësit derisa menaxheri i kësaj kompanie u paraqit për zhdoganimin e 20 ton bananeve.

Autoritetet e doganës dhe policia shqiptare kishin marrë informacionin nga marina dhe agjencitë e tjera kolumbiane për kokainën e fshehur, madje e kishin verifikuar edhe gjatë natës së 19 shkurtit.

Operacioni i policisë u koordinua në mënyrë perfekte duke mos lënë dyshime te transportuesi i ngarkesë deri në momentin që kamioni arriti në magazinën e “Arbri Garden”, kompani që merret me importin dhe eksportin e produkteve të ndryshme.

Kjo është hera e dytë që në Shqipëri kapet drogë e ardhur nga Kolumbia. Hera e parë ishte rasti i magazinës së Xibrakës, ku droga e fshehur në çimento ose në lëkurë përpunohej nga dy kimistë të ardhur nga Kolumbia.

Por, si arriti deri në Shqipëri pa asnjë lloj problemi ngarkesa me drogë?

Kësaj radhe 613 kokainë ishin fshehur në dyshemenë e kamionit, nëpërmjet një shtrese të dyfishtë, ndryshe nga ajo e Xibrakës. Në këtë rast nuk kemi të bëjmë thjesht me një organizatë shqiptare narkotrafikantësh, por me një organizatë ndërkombëtare e cila ka lidhje e bashkëpunues në dogana e porte të ndryshme.

Kompania në fjalë kishte porositur 20 tonë banane dhe kishte planifikuar me detaje çdo gjë, madje kamioni ishte marrë në përdorim nga kompania “Pelikani Transport”.

Personat e arrestuar janë vetëm disa trafikantë të vegjël që përdoren për transportin e kokainës dhe shumës së parave pasi është blerë nga organizata e narkotrafikantëve të Klanit të Gjirit në Kolumbi.

Për transportimin e drogës nga Kolumbia në Shqipëri, u përdoren dy mënyra të ndryshme.

Në fillim u dërguan paratë me një vlerë rreth 6 milionë euro për blerjen e kokainës nga klani kolumbian përmes trafikantëve shqiptarë që operojnë në klanet e narkotrafikantëve, si ai i Klanit të Gjirit. Këto të fundit funksionojnë si garantues të pagesave, por edhe sigurues të kokainës. Ata marrin edhe eksperincën për sa i përket procesit të përpunimit të kokainës që nga faza e parë deri në përfundim. Kokaina e blerë në Kolumbi me çmimin e shumicës kishte destinacion tregun europian, ku droga e shitur do të kapte vlerën e 180 milionë euro.

Kush janë porositësit? A kanë sjellë herë të tjera kokainë në Shqipëri? Cila është lidhja e Clan del Golfo me organizatat e drogës në Shqipëri?

Për sa i përket porositësve nuk bëhet fjalë për një organizatë kriminale por mbi 4 të tilla në Shqipëri — secila prej tyre ka njerëzit e saj që operojnë në rrjetet ndërkombëtare.

Disa prej shqiptarëve që janë pjesë e rrjetit ndërkombëtar kanë rekorde kriminale në Shqipëri, Greqi dhe Itali. Puna e tyre mbaron në momentin që sasia e kokainës del jashtë Kolumbisë. Më pas është radha e anëtarëve të tjerë të rrjetit ndërkombëtar që operon në vendet europiane për të siguruar “paprekshmërinë e ngarkesës” duke bashkëpunuar edhe me organizata trafikantësh në porte dhe dogane të ndryshme.

Si u zbulua nga autoritetet kolumbiane ngarkesa e kokainës?

Në mes të janarit një postobllok i policisë që rregjistronte hyrje daljet e mjeteve në zonat e vëzhguara nga policia, më konkretisht në fshatin Cuestecitas, hasën një manovër të dyshimtë të drejtuesit të kamionit në orët e mesnatës.

Drejtuesi i kamionit stimuloi një ndalesë me justifikimin se kishte mbinxehje motori dhe kishte hapur kapakun. Madje policia i ofron ndihmë por mjeti nuk kishte asnjë problem. Pas kësaj policia ushtroi kontroll.

Kamioni ishte i boshatisur. Policia kontrolloi depozitën e naftës, kamionin duke përdorur qenin e anti-drogës, por nuk hapën pjesën metalike të dyshemesë pasi për momentin nuk dyshuan dhe e lejuan të largohej.

Ndësa në Shqipëri grupet e narkotrafikantëve identifikohen sepse vendosin kodet sipër pakove. Kjo mënyrë zakonisht përdoret edhe për indetifikimin e cilësisë sipas kërkesës së blerësit si dhe për tu shpërndarë më pas me çmim më të lartë në tregjet europiane.

A është e lidhur droga e kapur në Xibrakë të Elbasanit dhe droga e kapur në portin e Durrësit?

Nuk dihet ende nëse ka vepruar i njëjtin grup në të dyja rastet, por një gjë është e sigurtë se kokaina dhe kolumbianët e arrestuar në rastin e Xibrakës i përkasin “Clan del Golfo” dhe nuk vinin nga Bolivia sikurse u fol në Shqipëri.

Operacioni i Xibrakës u koordinua me agjencitë ligjzbatuese gjermane.

Ndërsa në rastin e Maminasit informacioni për ngarkesën nuk erdhi nga ndonjë vend europian, por nga policia kolumbiane. Armata kombëtare e Kolumbisë e kishin zbuluar ngarkesën gjatë një kontrolli rutinë.

Ndryshe nga Xibraka, ku kokaina trafikohej duke u fshehur në produktet e ndërtimit si cimento apo në lëndë organike që përdoret për lëkurën e kafshëve; në rastin e Maminasit, kokaina ishte porositur të sillej e paketuar e fshehur në kamion. Kjo për arsye se në rastin e Xibrakës zhvillimi i procesit të nxjerrjes së drogës kërkonte më shumë se dy muaj —sipas trafikantëve ishte kjo një ndër arsyet që i zbuloj — prandaj këtë rast u shmang taktika e fshehjes në veshje ose forma të tjera. Exit.al

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY