DEBATET/ Negociatori fut në sherr deputetët me ministren te Komisioni Sigurisë: Meçollari...

DEBATET/ Negociatori fut në sherr deputetët me ministren te Komisioni Sigurisë: Meçollari integritet të dyshimtë, kontakte me atasheun rus

103
0
Shares
Artur Meçollari

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, po raporton në Komisionin e Sigurisë mbi pastërtinë e figurës së kapitenit të rangut të parë Artur Meçollari, i cili është pjesë e ekipit negociator me Greqinë.

Pjesë nga debati në mbledhje

Në nisje të seancës dëgjimore, deputeti demokrat Flamur Noka parashtroi këto pyetje:

Flamur Noka: Tu bëjmë transparente shqiptarëve rrethanat që kanë çuar Ministren e Mbrojtjes, Shtabin e Përgjithshëm për të bërë pjesë të grupit negociator një individ të tillë të dyshimtë si Artur Meçollarin. A ka dijeni Ministrja rreth këtyre informacioneve që disponohen dhe që kanë qarkulluar qarkullojnë, a ka pasur dijeni Ministria e Mbriojtjes rreth integritetit të tij të cënuar dhe mbi çfarë rrethana është nisur për të caktuar në një detyrë kaq të lartë një njeri të dyshimtë?

Ministrja e Mbrojtjes duke bërë një panoramë të figurës së kapitenit, tha se ai është një nga ekspertët e paktë që vendi jonë ka në fushën e së drejtës së detit.

Ndërkohë ajo shtoi se largimi i tij nga Forcat e Armatosura në 2012 ishte i padrejtë dhe një hakmarrje personale e ish-kryeministrit Berisha.

Xhaçka: Do të bëj një panoramë të përgjithshme mbi gjithë figurën e kapitenit të rangut të parë Artur Meçollari. Kapiten Meçollari dhe ekspertë të tjerë kanë një ekperiencë të gjatë, janë marrë me studimin e çështjeve të së drejtës së detit dhe aplikimin e saj në vendin tonë. Kapiteni i marinës ka dhënë kontributin dhe ka ofruar konsulencën e tij për disa Ministra të Mbrojtës dhe të Jashtëm për analizën e situatës para pas të gjykatës Kushtetuese të vendimit të 2010, dhe në vazhdim edhe kur Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Jashtme drejtohej nga opozita e sotme. 

Vendi ynë ka pak ekspertë të spikatur në fushën e së drejtës së detit, një ndër ta edhe Meçollari. Artur Meçollari është larguar padrejtësisht nga detyra në 2012 sepse nuk pranoi të firmoste për heqjen e disa bazave detare nga plani i përhapjes, nuk pranoi t’ua jepte miqve të doktorit kryeministër dhe familjarëve të vet. Sulmi i stisur ndaj Meçollarit në kohën kur shtypi i kohës fliste për megaferën me bazën ushtarake të Bisht Pallës, shitblerjen e pronave në Porto Romano mes familjarëve të Berishës me Damir Fazlliç dhe gjithë sa vijoi i kushtoi shtrenjtë Artur Meçollarit dhe vazhdon ta përndjekë dhe sot. E gjitha ishte thjesht një hakmarrje personale që nuk kishte asgjë të bënte me përmbushjen e detyrave të tij apo me agjenturat në kurriz të sigurisë kombëtare.

 Xhaçka shpjegoi më tej gjithë historikun që u finalizua me largimin e Artut Meçollarit nga FA vetëm 18 ditë pasi  ishte ngarkuar në detyrën e komandantit.

Xhaçka: Ne 2012,  baza e Kepit të Palit u degradua qëllimisht për ta shndërruar në një burim përfitimi për persona privatë.Forcës Detare iu kërkua zyrtarisht heqja nga Plani i Përhapjes së Bazës Detare të Kepit të Palit.Meçollari dhe 15 drejtuesit e Forcës Detare nuk iu bindën urdhrave politike. Sipas argumentimit të tyre, heqja e bazën së Kepit të Palit cënonte sigurinë kombëtare

Meçollari lirohet nga detyra pas vetëm 18 ditësh që ishte ngarkuar në detyrën e komandantit. U folën e u përfolën takime e biseda për Meçollarin, të cilat nuk janë vërtetuar asnjëherë.Ndaj Meçollarit ka pasur një inskenim absurd e qesharak faktesh të manipuluara nga administrata e asaj kohe.

Ish-Shërbimi Informativ Ushtarak (sot AISM) nuk pranoi t’i paraqiste “provat” në gjykatë. Meçollari u largua nga FA pa mësuar për rreth 6 muaj zyrtarisht se cila ishte shkelja që ai kishte bërë.

Ishte Meçollari që kërkoi drejtësinë dhe jo sistemi, që nëse kishte prova, duhet ta çonte në prokurori.Meçollari është i pajisur me certifikatën e sigurisë “Cosmic Top Secret” të nivelit NATO.Meçollari ka nivelin më të lartë të aksesit në informacion sekret, jo vetëm për Shqipërinë por për çdo dokument të NATO-s.

Për Ministren e Mbrojtjes, lincimi i figurës së Mecollarit bëhet me qëllim për të bërë pis procesin e negociatave me Greqinë.

Xhaçka: Meçollari ka qenë një nga zërat më të elaboruar kundër marrëveshjes së mëparshme të detit. Meçollari ka provuar me fakte dhe argumenta që ajo marrëveshje ishte kundër interesave tona kombëtare. Linçimi ndaj personalitetit të Mecollarit, me qëllim për të bërë pis procesin. Ky proces po zhvillohet në përputhje të plotë me ligjin por edhe interesat kombëtare. Ndryshe nga marrëveshja e 2009, marrëveshja e 2018 vetëm pas autorizimit nga presidenti.

Noka: Thatë që Meçollarit i kishin dhënë urdhër për të qëndruar oficer dhe ushtar politik dhe ai refuzoi urdhrin. Ma paraqit urdhrin. Je zyrtare dhe Ministre, nuk je njeri rrugësh që të flasësh kot në tym.

Xhaçka: Mos flisni sikur jeni në rrugë një deputet nuk flet sikur është në rrugë.

Noka: Lëri përrallat.

Qefalia: Nuk mund të ndikojmë në përgjigjen që jep Ministrja. Po ndërhymë tek njëri-tjetri seanca do të marrë karakterin jo të duhur.

Xhaçka: Më përmendët transparencën e marrëveshjes. Nuk kemi fshehur faktin që po zhviollohet një negociataë dhe publiku është infirmuar aq sa ka qenë e nevojshme. Në 2009 publiku u informua për marrëveshjen që po zhvillohej vetëm disa ditë para firmosjes. Kjo u publikua nga media.Standarti i 2018 është krejt tjetër. Për dokumentin e shndërrimit të kapiten Meçollarit në një ushtar politik. Dokumenti në vetëvete është i klasifikuar, ju këtu në Kuvend nuk menaxhoni dot dokumente të tilla. Jam unë autoriteti që klasifikoj dhe deklasifikoj. Nuk ka asnjë fakt që Meçollari ka shkëmbyer informacion të klasifikuar me vende jo miqësore të NATO. Meçollari ka marrë certifikatë sigurie në muajin mars 2011. Akuzat absurde ndaj Meçollarit pas marrjes së certifikatës së sigurisë.

Salianji: A keni dijeni pse është vendosur në përgjim një person që sipas jush nuk ka pasur asnjë problematikë? Në autorizimin që prokuroria ka dhënë për përgjim dhe në dosjen që ndodhet tek Shërbimi i Ushtrisë keni informacion që zotëria në fjalë ka pasur kontakte të vazhdueshme dhe është në përgjim me atasheun ushtarak rus dhe a është e lejueshme kjo për një ushtarak të shërbimit shqiptar? Pse duhet mbajtur Meçollari pjesë e negociatorëve kur fare mirë ka ekspertë të tjerë po të propozuar nga Ministrja juaj për të qenë pjesë e negociatorëve nëse nuk ka ndodnjë inters financiar, politik për të ndarë me ata partnerë me të cilët i keni bërë negociatat para se të kërkoni Plotfuqishmërinë e Presidentit? Këtu është problemi dhe nuk është problemi se më të madhe po u dëmtoka një person kur kemi të bëjmë me sigurinë kombëtare.

Xhaçka: Vendimin e gjykatës së shkallës së parë e ka apeluar Ministrja e Mbriojtjes kur Ministre ishte Mimi Kodheli, jo kur ishte Arben Imami. Gjykatës nuk i është dhënë asnjëherë asnjë provë për Artur Meçollarin se prova nuk ka, nuk ekzistojnë. Letrat anonime dhe dacibaot politike nuk përbëjnë fakt për të njollosur figurën e dikujt. Nëse ju mendoni se letrat anonime dhe dacibaot politike përbëjnë informacion për të cilësuar dikë agjent ose spiun të jeni të sigurt se të gjithë këtu jemi agjentë dhe spiunë. Ju ftoj ne AISM të njiheni me dosjen e Artur Meçollarit.Gjatë punës sonë kemi kontakte me ushtarakë nga vende jomiqësor të NATO-s por kjo nuk do të thotë që shkëmbejmë informacione të klasifikuar me këta ushtarakë.Nuk ekziston asnjë dokument që njollos kapitenin e Rangut të Parë, Artur Meçollari.

Murrizi: Bëhet fjalë për një drekë që ka ngrënë me atasheun rus ky Meçollari apo ka …?Po të pyes ty se ti di më shumë. Me të thënë të drejtën këtë pjesën e  spiunëve e kam shumë qejf.

Xhaçka: Dukesh ti dukesh.

Murrizi: Dukem unë dukem. Sa dosje kam unë do të habitesh ti, po gërmove më shumë mos dal në shtëpi tate. Po pate seancë tjetër dëgjimore mund të gjejmë ndonjë familjar tatin po rri rehat.

Xhaçka: Goditjet nën brez alla kohës së xhaxhit nuk impresionojnë më askënd. Mesa duket keni mbetur nostalgjik i kohës. E bete shume mire emisarin politik.

Pak ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Meçollarin si spiun ne shërbim te agjencive të huaja.

Por për Ministrinë e Mbrojtjes, kapiten Meçollari disponon certifikatë sigurie nga NATO.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY