Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

MOTI/Rruget dhe lumenjte, kujdes me permbytjet, informacioni per cdo zone

04/03/2018
MOTI/Rruget dhe lumenjte, kujdes me permbytjet, informacioni per cdo zone
Share on FacebookShare on Whatsapp

Reshjet e diteve te fundit ne vend mund te kthen ne permbytje  ne disa zona. Ministria e Mbrojtjes ka alarmuar sot se disa prej lumen jeve mund te fryhen per shkak te reshjeve dhe shkrirjes se shpejte te bores me rritjen e temperaturave.

Më poshtë informacioni për situatën në vend deri sot paradite:

Qarku Shkodër. Si pasojë e reshjeve ka pasur një fryrje të lumenjve Drin dhe Bunë, si dhe dalje të përrenjve siç është përroi që buron nga Mali i Zi në afërsi të doganës së Muriqanit, i cili ditën e djeshme ka përmbytur rreth 100 ha në fshatin Gorricë të Njësisë Administrative Ana e Malit.

Akset rrugore të bllokuara nga bora janë: Bogë-Theth, Mali Shoshit-Bregu i Lumit, Muri i Turkut-Shllak, Fushë Arrëz- Iballë.

Akse rrugore të kalueshme me zinxhirë janë: Prekal- Mali i Shoshit, Tamarë-Vermosh.

Në Njësitë Administrative Shalë, Pult, Shosh, Temal, Shllak dhe Iballë ka pasur mungesë të energjisë elektrike. Grupet e punës së OSHEE po punojnë për riparimin e defekteve.

Në zonat malore rezervat ushqimore janë drejt pakësimit, për faktin se nuk operojnë shumë njësi tregtare.

Në aksin rrugor rural Barbullush-Mabe është dëmtuar ura prej betoni që lidh këto dy fshatra. Rrezikohet të shembet dhe një urë me skelet hekuri.

Në Njësinë Administrative Ana Malit janë përmbytur rreth 300 ha tokë. Ka prezencë uji në fshatin Obot. Rrezikohet ujësjellësi në Oblikë. Në fshatin Trush ka përmbytje të tokave bujqësore pasi janë bllokuar kanalet anësore.

Bashkia Fushë Arrëz ka kërkuar nga ministria e Mbrojtjes dhe Emergjencat Civile një mjet fadromë ose borëpastruese për hapjen e rrugëve problematike. Ditën e djeshme një mjet tip borëpastruese dhe një shofer kanë shkuar në ndihmë të bashkisë Fushë Arrëz për hapjen e akseve rrugore problematike.

Qarku Kukës. Në të gjithë qarkun ka pasur reshje të dobëta shiu.

Lartësia e dëborës në Qafë Shllak ka arritur rreth 50 cm dhe Valbonë rreth 50 cm.

Rruga e Kombit është e kalueshme pa zinxhirë. Firmat kontraktore janë në gatishmëri me mjete dhe forca për çdo situatë të mundshme nga kushtet atmosferike.

Aksi rrugor për në Njësinë Administrative Arrën vazhdon të jetë i bllokuar.

Aksi rrugor rural Kolsh-Qafë Shllak është hapur dhe është funksional pas rrëshqitjes së skarpatës.

Aksi rrugor Bajram Curri-Valbonë si pasojë e rënies së inerteve dhe gurëve të mëdhenj në trupin e rrugës aktualisht është i kalueshëm me një korsi. Firma kontraktore po punon për hapjen e këtij aksi rrugor.

Ka pasur mungesë të energjisë elektrike në Njësitë Administrative Tropojë e Vjetër dhe Lekbibaj. Grupet e punës së OSHEE janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve.

Aktualisht nga reshjet e dëborës janë të izoluar 12 fshatra të bashkisë Kukës dhe 8 fshatra të bashkisë Tropojë, të cilët në total kanë 1928 banorë.

Qarku Dibër. Akset rrugore kombëtare janë të gjitha të kalueshme.

Në Njësinë Administrative Arras, bashkia Dibër, rrezikohet të shembet një banesë nga rrëshqitja e tokës për shkak te reshjeve të mëdha të shiut. Janë marrë masa nga bashkia duke larguar familjet për të mos rrezikuar jetën e tyre.

Është e bllokuar nga reshjet e dëborës fshati Xibër në bashkinë Klos.

Firmat kontraktore vazhdojnë punën për mbajtjen të hapura të akseve rrugore. Aktualisht të gjitha akset rrugore janë të kalueshme.

Nga reshjet e dëborës aktualisht janë të bllokuara 30 familje në Xibër dhe në bashkinë Bulqizë.

Qarku Lezhë. Akse rrugore të bllokuara janë:

Akset rrugore  Klos-Xhuxhë, Klos-Konaj, Klos-Sang në Njësinë Administrative Fan;

Akset rrugore Reps-Nënshejt, Reps-Lajthizë në Njësinë Administrative Orosh.

Me mjetet që disponon bashkia ka filluar ndërhyrja në të gjitha rrugët e territorit të bashkisë për lidhjen e Njësive Administrative me fshatrat.

Dëmtime në infrastrukturë: Është shembur ura që bashkon fshatin Mabe të bashkisë Lezhë me fshatin Barbullush të bashkisë Vau Dejës. Ura ndodhet rreth 100m në largësi të fshatit Barbullush.

Prefekti i qarkut Lezhë inspektoi urën e dëmtuar dhe u morën masat duke angazhuar dy patrulla të drejtorive të policisë Lezhë e Shkodër, duke siguruar dhe bllokuar të dy anët e urës se shembur, për të evituar ndonjë ngjarje me pasoja në jetë njerëzore.

Aktualisht nga reshjet e dëborës në të gjithë qarkun janë të izoluara nga dëbora rreth 50 familje kryesisht në Njësitë Administrative Fan, Selitë dhe Orosh.

Qarku Elbasan. Në fshatin Cerrujë të bashkisë Elbasan, ka pasur një rrëshqitje masive toke. Kjo ka bërë që të rrezikohen disa banesa. Në vendngjarje po shkojnë specialistë të bashkisë Elbasan për të parë nga afër situatën.

Hidrocentrali i banjës ka filluar shkarkimet me 300 m3 për mbajtjen në nivel normal të rezervuarit.

Aktualisht numri i familjeve të bllokuara nga dëbora është:

– 80 familje në bashkinë Elbasan (20 familje në fshatin Benë dhe 60 familje në Lukaxhi).

– 125 familje në bashkinë Librazhd (40 familje fshati Neshtë, 20 fshati Rinas, 20 fshati Ballgjin, 15 familje Stëblevë, 30 familje Qarishtë).

– 175 familje në bashkinë Gramsh (50 familje në fshatin Grabovë e Sipërme, 60 familje në fshatin Holte dhe 65 familje në fshatin Gjerë).

– 100 familje në bashkinë Përrenjas, të cilat janë në Njësinë Administrative Sravan.

Qarku Korçë. Akset rrugore kombëtare janë të gjitha të qarkullueshëm. Në Njësinë Administrative Velçan nga reshjet e shiut të rëna gjatë natës ka shkrirë një pjesë e dëborës dhe ka filluar qarkullimi i njerëzve të cilët ishin të izoluar nga dëbora.

Lumi Devoll është në kuota maksimale.

Rezervuari i Sovjanit në bashkinë Maliq është në kuota maksimale.

Në të gjithë qarkun ka pasur furnizim normal me energji elektrike dhe ujë të pijshëm

Tags: borapermbytjetrruget. lumenjte

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.