HISTORIA/Ka humbur nje lope ne Pogradec, emisioni me i njohur e zgjidh...

HISTORIA/Ka humbur nje lope ne Pogradec, emisioni me i njohur e zgjidh problemin

529
0
Shares

Motër e vëlla vijnë në këtë seancë ndërmjetësimi të rubrikës “Shihemi në Gjyq” në emisionin “E Diela Shqiptare” për një konflikt të lindur nga humbja e një lope.

Yrke akuzon Xhevahirin se i ka falur hajdutit lopën dhe dëmshpërblimin që u takon, duke kërkuar madje edhe përjashtimin e tij nga prona e përbashkët.

“Unë kam ardhur sot këtu sepse më ka humbur një lopë në vitin 2015. Jemi një familje e përbërë nga dy vëllezër dhe një motër që jemi në këtë biznes, jemi tre bashkëpunëtorë dhe babai katër. Jemi të ndarë secili me familjen e tij, por jemi bashkëpronarë. Më datë 20 Gusht ne kemi qenë në një dasëm dhe kemi lënë një çoban në fermën me 100 krerë lopë që kemi. Kur kthehemi nga dasma e merr në telefon vëllain që kam sjellë këtu dhe i thotë që nuk ka dy lopë. S’ka gjë i thotë ky se do i shikoj vetë. Shkojnë dy vëllezërit e mi dhe burri në fermë se e kemi dy orë larg dhe e shikojnë që nuk ishte lopa me gjithë myshqerën e saj. Për 15 ditë me rradhë nuk kemi lënë vend pa i kërkuar”.

I vëllai e ndërpret duke i thënë t’i bjerë shkurt e të tregojë përse e ka sjellë në këtë seancë ndërmjetësimi.

Xhevahiri – Bjeri moj shkurt. Pse më ke sjellë mua këtu?

Yrke – E gjeje vetë ti!

Xhevahiri Sill moj vëllain këtu, kunatën ..

Yrke – Të kam sjellë unë këtu!

Xhevahiri Sill kunatën!

Yrke – Pusho!

Xhevahiri – Sill shefin e policisë, ça më lodh mua! Kam tre vjet  i njëjti avaz me ty!

Yrke – Pusho po të them! Të mos na kishe turpëruar ne!

Xhevahiri tregon se pas 15 ditësh kërkimi për lopën, iu drejtuan policisë për ta denoncuar humbjen e saj, por iu tha se ishin me vonesë. Ndaj pas 3 muajsh kërkimi, mendoi një mënyrë tjetër zgjidhjeje, duke ofruar 700 mijë lekë të vjetra për personin që do t’i jepte informacion se ku ndodhej lopa.

Yrkja e falenderon për këtë veprim dhe shprehet se pas 18 muajsh iu thanë që lopa ndodhej në fshatin Vërdovë tek Abedin Muçollari. Por duke qenë se nuk kishin si ta vërtetonin që ishte lopa e tyre, Xhevahiri sëbashku me sekserin iu drejtuan stallës së Abedinit për të parë nëse ishte ajo.

“Kemi shkuar në orën 12 të natës, por ishte lagje shumë e ngushtë. I thashë (sekserit) po na kapën këtu ose do hyjmë në burg ose do na vrasë e do quhemi ne hajdutët!”, thotë Xhevahiri. Ai shton se e thërriti lopën “hej hej”, që është mënyra e tij e  veçantë e ndjelljes së lopëve, ndryshe nga fermerët e tjerë.  Lopa iu përgjigj, por për t’u siguruar më tepër hipi në çati dhe e pa nëpërmjet telefonit që ishte ajo që po kërkonin prej kohësh.

Yrkja shpjegon: “Lopa jonë i ka brirët të hapura dhe më përpara na e kishte zënë ‘damllaja’ dhe i kishim prerë dhe veshët, ndaj e njihnim lopën tonë”.

I vëllai vazhdon të tregojë se direkt pas verifikimit shkoi në polici, por aty u tallën me të, duke thënë se mund të jetë i dehur. Yrkja e ndërpret dhe thotë se e ka sjellë në këtë seancë ndërmjetësimi sepse e fali hajdutin.

Xhevahiri – Sillje Afrimin këtu.

Yrke – Jo, jo, ty! Ti e fale, ti na e solle hajdutin në shtëpi!

Xhevahiri – Ma ke nxirë jetën!

Yrke – Mos fol!

Ajo thotë se pas denoncimit të Xhevahirit, policia shkoi në vendngjarje dhe verifikoi që ishte lopa e tyre, por e zonja e shtëpisë tha se nuk kanë lopë, ndërkohë që aty ishte stalla. Policia sugjeroi që të zgjidhej çështja kur të kthehej Abedini, pasi ndodhej në Greqi.

Yrke – Për 24 orë ai kthehet dhe vjen në shtëpinë tonë me djalin e një mikut të tij. Unë iu thashë mos e qasni hajdutin në shtëpi!

Xhevahiri Një njeri kur të vjen në shtëpi, pritet. Kështu është zakoni dhe tradita e shqiptarëve!

Yrke – Ore, je mirë?! Me kë je ti, me babain?

Xhevahiri – Nuk do ofendoja babain tim!

Yrke – Babit iu thartuan trute, po ne që na kërcet kurrizi? Kam ngordhur fëmijët unë në mal!

Xhevahiri – Thërriti mendjes se i kam ndjekur të gjitha procedurat deri para 3 muajsh.

Yrke – Ti e fale atë!

Xhevahiri – Sot t’i kam dorëzuar ty të gjitha dokumentet, zbuloje ti! Mua mos më nxirr më ktu, të lutem!

Yrke – Ty të kam sjellë për ta zbuluar se nuk e zbulove! Ia fale tjetrit, s’të vjen zor! Vjen zotëria dhe këta e fusin në shtëpi!

Eni Çobani Pra, ky është problemi i vërtetë?

Yrke – Po, që ai të mos hynte në shtëpi.

Eni Çobani – Njerëzit bëjnë edhe gabime në jetë…

Yrke – Gabim është kur e bën padashje, por vjedhjen nuk e fal se ai e bëri me paramendim! Nuk e bëri që ta falnim ne!

Ardit Gjebrea – Ka patur raste që ka vrarë njeriu njeriun dhe kanë shkuar në shtëpi, kanë falur gjakun, i ka dhënë mbesën. Kështu që … Pse të mos vinte ai në shtëpi?

Xhevahiri – Këtë kam thënë, por nuk më bindej as kjo, as kunata e as vëllai.

Yrke – Ore nuk bindemi, nuk ta falim! Janë vrarë njerëzit …

Xhevahiri – Dëgjo moj këtu! Mos fol! Ai erdhi në shtëpi dhe e pranova se e kemi zakon!

Yrke – E pranoj, por ti pse s’ia more lopën kur e pranoi?

Xhevahiri – Janë procedurat e shtetit, moj! Kemi vazhduar me ligjin!

Yrke – Akoma procedurat pret ti?

XhevahiriUnë rrezikova jetën, mund të më kishin vrarë!

Yrke – Pusho! Nuk të dëgjoj më! Të kam dëgjuar 1 vit!

Për sa i përket pyetjes së moderatorit Ardit Gjebrea, Yrkja u shpreh se njerëzit vriten në gjaknxehtësi, por ky e bëri me qëllim.

Yrke – I thamë dhe vëllai i vogël dhe unë të mos e pranonte në shtëpi. Mirë babai, por bëhu ti në krahun tonë. Jo tha, nuk ia prish unë babait. S’ia prish babait? Le ta gjejë lopën! Lopa ka tre vjet që është te Abedin Muçollari!

Ajo tregoi se fitojnë rreth 1 milion e gjysmë lekë nga një lopë në vit, duke përfshirë shitjen e viçit dhe qumështit. Yrkja u shpreh se me një lopë mbahet një familje në fshat, ndërkohë që ata kanë humbur 10 krerë nga viti 2015.

Xhevahiri – Nuk kemi ardhur për llogari këtu! Ne na intereson të marrim mallin se ndryshe do hyj unë prapë në burg! Llogaritë bëji në shtëpi ti me ata atje! Ti dhe kunata keni 3 muaj që i keni dokumentet, i kam çuar te noteri, e ka nisur procedurën. Unë nuk jam më i zoti!

Yrke – Kam shkuar, por ti ia ke falur se ai nuk më pranon mua!

Juristja Eni Çobani  thotë se pas deklaratës së Xhevahirit që ka shkuar në orën 12 të natës në pronë private, mundet që policia të thotë që ka bërë një vepër penale.

Xhevahiri thotë se Abedini pranoi vjedhjen kur i shkoi në shtëpi , ndaj i kërkuan të kthente lopët, 3 milionë lekë dëmshpërblim, si dhe çështjen me policinë ta mbyllte ai vetë. Ai shton se e motra, i vëllai dhe kunata  nuk ranë dakord me këtë marrëveshje dhe pranon që ka gabuar në çmimin e dëmshpërblimit, pasi sipas llogaritjeve duhej të përfitonin nga kjo lopë 17 milionë lekë.

Por Abedini nuk u bë më i gjallë, ndaj dhe Xhevahiri shkoi në polici për të hapur çështje penale ndaj tij. Edhe pse ka kaluar më tepër se 1 vit ata ende nuk kanë marrë as lopën e as dëmshpërblimin.

Yrke thotë e agravuar: “Nga data 16 Nëntor e deri më sot ma ka hedhur mua zotëria atë barrë. Unë nuk e bëj dot se nuk marr asnjë përgjigje se ai ua ka falur atyre. Unë shkoj në polici më thonë është dosja në prokurori, shkoj në prokurori, më thonë që është në polici. Akti i faljes është kjo sorrollatja!”

Ndërsa Xhevahiri thotë se pas interesimit të shpeshtë të tij pranë policisë, shefi i Krimeve të Rënda i dha të drejtën Abedinit të largohej nga Shqipëria, duke e shfaqur korrupsionin hapur, sipas tij.

Ai shprehet: “Më 16 Nëntor rashë në arrest shtëpie dhe me noter ia kam kaluar të gjithë të drejtat Yrkës se nuk e ndiqja dot më atë çështje!

Shkoja te Lefter Sehitllari më thoshte do marrësh lopën, pse të hyjë ky në burg, ça leverdie ke ti? Shkoja te shefi i Krimeve, Ermal Metushi, më thoshte ça do fitosh ti? Në fund shkova te Genti Riftollari për të kërkuar llogari për çështjen e lopës, ai më kërcënonte për çështje të tjera. Thoshte po të shtiva në dorë, do të ta nxij jetën. Ore zotëri, kam ardhur unë, pa më thirrur ti në polici, nxima jetën nëse kam bërë gjë, por kur kam problem unë që vij në zyrën tënde, nuk ke punë ti të më kërcënosh. Ti më thërrit dhe vij unë të më kërcënosh! Vazhduan këto, karvan shumë i gjatë dhe në fund rashë brenda unë. Më thanë: ‘Re në dorën tonë!’

Juristja Çobani thotë se Yrkja tani pretendon se pranimi i Abedin Muçollarit në shtëpi është konsideruar si falje nga policia, ndaj dhe nuk e kanë marrë dëmshpërblimin dhe lopën.

“Nuk futet hajduti në shtëpi! Ti nuk ke për të dalë (as për kafe) sa të jem gjallë unë“, thotë Yrke.  Xhevahiri pretendon se pas shumë insistimesh për të shkuar çështja në prokurori, prokurori i çështjes është shprehur: “Nuk jam lopçar që të gjej lopën tuaj”!

Zonja Eni shprehet se nuk e kupton përse nuk janë marrë masa nga organet kompetente të qytetit të Pogradecit, pasi Abedini ka thënë që e ka vjedhur, duke pranuar kështu veprën penale që ka kryer.

“Policia që nga momenti që ka hapur një dosje për këtë vjedhje, duhet t’i japë një përgjigje këtyre qytetarëve që çfarë bëhet me mallin e tyre. Më pas, me kthimin e këtij malli, me dënimin e fajtorit, zotërinjtë mund t’i drejtohen Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec për të kthyer dëmshpërblimin nga mbajtja e këtij malli pranë familjes së zotit Abedin. Pra, për të mos pritur më, me anë të këtij ndërmjetësimi, që Abedini ka pranuar vetë që do paguajë dëmin dhe do kthejë mallin ,gjë të cilën nuk e kreu, atëherë duhet të ndërhyjë ligji!”

Pra, nëse vërtetohet fajësia e Abedin Muçollarit, ai do të dënohet, do të kthejë lopën, si dhe do të paguajë dëmin material dhe moral që i ka shkaktuar kësaj familjeje.

Yrke i kërkon Xhevahirit të mos e përmendë më këtë lopë dhe të mos kërkojë asnjë të drejtë në fermën e tyre, përderisa e fali hajdutin.

“Fare, nuk dua ta di fare! Do mbaj vëllain tjetër dhe kunatën dhe nuk dua t’ia di më fare për këtë se na ka shkatërruar familjen!”

Gjithashtu ajo kërkoi ndihmën e juristes Çobani për ta përjashtuar të vëllanë nga prona e përbashkët, por kjo e fundit nuk e aprovoi si veprim.

Kjo seancë ndërmjetësimi përfundoi me një përqafim, premtimin e Xhevahirit që nuk do të përfshihet më në këtë çështje, pasi ka problemet e tij personale, si dhe me vijimin e ndjekjes së çështjes nga Yrkja./ tvklan.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY