Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Publikohet harta e rrallë e territoreve shqiptare në vitet 1600

04/03/2018
FOTO/ Publikohet harta e rrallë e territoreve shqiptare në vitet 1600
Share on FacebookShare on Whatsapp

Studiuesi Artan Shkreli, tani edhe zëvendës ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, publikon një hartë të rrallë italiane që i përket shekullit të XVII, e cila nuk ka autor fatkeqësisht, e tregon territoret shqiptare kur Shqipëria ishte nën zotërimin Osman.

POSTIMI I PLOTË

HARTA E RRALLE…
Meqe pas nje perndezjeje fillestare, imteresi per botimim e gjerave te reja per Skenderbeun ka rene (qofte dhe per dromca jo te rendesishme), po bej me dije disa hollesi nga nje harte e vjeter italiane e pastudjuar me pare.
Harta paraqet me detaje relativisht te mira Lezhen dhe rrethinat e saj. Mjerisht autori i saj eshte i panjohur, dhe ne dokument nuk eshte i shkruar gjekundi as emri i tij e as viti i skicimit, por brendia e hartes na sugjeron te dhena qe hedhin drite edhe ne keto zbrazeti.


Behet fjale per nje doreshkrim me pene qe mban emertesen DI ALESSIO, nderkohe qe ne skedarin e arkives titullohet frengjisht “Carte italienne de la région située à l’embouchure du Drin” (Harte italiane e zones qe ndodhet ne grykederdhjen e Drinit). Ky manuskript sot ruhet ne Bibliothèque Nationale de France, département Cartes et plans, GE D-17186, dhe eshte pergatitur ne shkallen pak a shume 1:30.000, ne nje flete te vetme me dimensione 280×425 mm.
…
Pa i hyre analizes se hartes, e cila paraqitet shume interesante, po perqendrohem shkurt ne autorin dhe kohen e hartimit.
Sa i takon autorit, ka shume te ngjare qe ai te jete nje relator klerik vendas (arber) i cili eshte ulur te perpiloje nje harte topografike si mbeshtetje te ndonje relacioni deskriptiv per rajonin e Lezhes. Nuk duhet te jete e veshtire per hulumtuesit e historise te gjejne nje perputhshmeri te tille ne te ardhmen. Teza e autorit vendas mbeshtetet kryesisht nga fakti se ne traktin e zmadhuar (bashkangjitur) verehen dy mikrotoponime ne gjuhen shqipe: “Vadimolin” (Vau i mullinit) te cilen autori e perkthen “cioe, Passo di Molini” dhe ca me poshte: “Uraechenetez” (Ura e Kenetes), “Ponte di p…”.
E sa i takon periudhes kur eshte bere, mund te thuhet jo pa baze se harta duhet te jete realizuar pak pas mesit te shek XVII. Kjo sugjerohet jo vetem nga elementet e qarte paleografike, por edhe nga krahasimi i hollesive hatografike mes saj dhe nje tjerer harte, te se fameshmes “Corso delli Fiumi Drino e Boiana nella Dalmatia…” e vitit 1688 nga At Coronelli. Madje ka shume te ngjare qe dokumenti yne, bashke me shume te tjera, te kete sherbyer si material pergatitor per vete harten e Coronellit. Ky sugjerim vjen pasi me lehtesi verehet se ky i fundit, ne harten e shtampuar te 1688-es, i ka perdorur mot-a-mot keto mikrotoponime, por duke lajthitur paksa ne emertesat shqipe.
Gjithesi, pertej ketyre te dhenave, çka bie ne sy, eshte nje shkrim didaskalik e i thekshem mu prane qytetit te Lezhes (paraqitur me nje keshtjelle te forte e me flamurin osman ne maje dhe me varoshin te shtrire ne kembe te kodres). Didaskalia thote: “Alessio, castello ove morí Scanderberg, flagello dell’ Imperio Ottomano” – Lezha, keshtjella ku vdiq Skenderbeu, kamzhik per Perandorine Osmane. Duket se autori, ne militantizmin e tij, me teper se nje njoftim enciklopedik, ka dashur te perkujtoje rezistencen e paharruar te arberoreve, duke e shkrire emrin e Lezhes me ate te Skenderbeut.
…
Gjergj Kastrioti qe bere mit qysh ne te gjalle te tij, e me pas nuk ka moment ne historine e shqiptareve qe te zbehej çka ai perfaqesoi.

 

Tags: artan shkreliharta e vjeter

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.