Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EKSKLUZIVE/ Dëmi 2.5 miliardë lekë, KLSH kallëzon penalisht kreun e Albpetrol

03/03/2018
EMRI & FOTO/ KLSH kallëzon ish-kryetarin e Komisionit të Prokurimit Publik dhe 4 zyrtarë, ja akuzat!

Gentian Kerri

Share on FacebookShare on Whatsapp

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) kallëzon në Prokurori ish-Kryetarin e Agjencisë së Prokurimeve Publike (APP) Gentian Kerri si dhe dy prej ish-anëtarëve dhe dy prej anëtarëve aktual të këtij institucioni. Aktualisht Gentian Kerri, mban postin e Kryetarit të Këshillit Mbikëqyrës të Albetrolit, post që e mori pas shkarkimit për shkeljet e konstatuara në kryet të APP-së.

Sipas kallëzimit të KLSH-së, mësohet se, në zbatim të programit të auditimit nr. 859/1, dt. 12. 09. 2017 përfundoi auditimin në Komisionin e Prokurimit Publik, me objekt “Mbi auditimin e përputhshmërisë dhe rregullshmërisë të aktivitetit ekonomik dhe financiar të institucionit”, për periudhën e veprimtarisë së këtij institucioni nga data 01. 01. 2015 deri më 31. 08. 2017.

Nga auditimi rezultoi që Komisioni i Prokurimit Publik në shqyrtim të pjesshëm të disa prej ankesave të operatorëve të ndryshëm ekonomik (pjesëmarrës në procedurat e prokurimit) ka vendosur me pa të drejtë kualifikimin dhe shpalljen fitues të operatorëve ekonomikë të skualifikuar nga KVO-të si dhe skualifikimin me pa të drejtë të disa operatorëve ekonomikë të shpallur si fitues në procedurat e prokurimit. Gjithashtu, referuar gjetjeve të auditimit rezulton që KPP ka vendosur që të kualifikojë dhe shpallë si fitues operatorin ekonomik me ofertën më të lartë ndërkohë që asnjëri prej operatorëve ekonomikë nuk plotësonte kriteret kualifikuese

Në total, për të shtatë rastet e vendimmarrjes së paligjshme të KPP-së, të shtjelluara këto më hollësisht në Raportin Përfundimtar të Auditimit, audituesit e KLSH-së kanë konkluduar në ekzistencën e një dëmi ekonomik prej 248,868,262 Lekë.

Për tre nga vendimet e Komisionit të Prokurimit Publik të konstatuara me shkelje nga auditimi i KLSH-së, KLSH me shkresën nr. 859/7, datë 31. 12. 2017 i ka përcjellë organit të Prokurorisë kallëzim penal ndaj ish-Kryetarit të KPP-së (G. K.) si dhe dy prej ish-anëtarëve (S. K., J. H.) dhe dy prej anëtarëve aktualë (L. G., dhe H. B.) të këtij institucioni me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Më konkretisht në kallëzimin penal të hartuar nga KLSH evidentohet vendimmarrja e paligjshme e KPP në lidhje me ankesat e bëra në këtë institucion për tre procedura prokurimi dhe më konkretisht:

  1. Vendimi nr. 302 datë 6. 5. 2016 në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “B3- Blerje barna gjaku dhe organet formuese të gjakut për nevoja spitalore” – Loti 12, me fond limit 55,127,233 lekë, i zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë (MSH) në vitin 2016.
  2. Vendimi nr. 84 datë 19. 2. 2016 lidhur me procedurën e tenderit me objekt “Blerje furgon i blinduar i përdorur (copë 5)” – Loti II, me fond limit 15,500,000 lekë (pa TVSH), zhvilluar në datën 29. 12. 2015, nga autoriteti kontraktor Posta Shqiptare sh. a.
  3. Vendimi nr. 43/2016, datë 22. 01. 2016, në lidhje me ankimin e bërë në lidhje me prokurimin me objekt: “Mirëmbajtje bazuar në performance segmentet rrugore Tirane-Ndroq-Romanat, Plepa Ura e Farkes etj 58,3 km (AK-Drejt. Rajonale Qendër Tirane)”, me fond limit 47,357,107 lekë.

Në vendimet e mësipërme, KPP ka shpërfillur në mënyrë flagrante dokumentacionin bashkëlidhur ankesave të operatorëve ekonomik si dhe atë të operatorëve të tjerë ekonomik ndaj të cilëve drejtohej ankimi duke konkluduar më pas në mënyrë të paargumentuar në kualifikimin dhe skualifikimin e tyre, kjo e konfirmuar në një rast edhe nga vendimmarrja e Gjykatës Administrative, Tiranë.

Tags: Gentian Kerrikallezim penalklsh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.