Shpallen kuotat e specializimeve në mjekësi, ja si shpërndahen pikët

Shpallen kuotat e specializimeve në mjekësi, ja si shpërndahen pikët

1549
0
Shares

Universiteti i Mjekësisë ka përcaktuar 247 kuota pranimi për specializimet afatgjata në degët e mjekësisë. Rektori, Arben Gjata, bën të ditur se mbi 200 kuota i përkasin vetëm Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa pjesa tjetër tre ministrive të linjës të përfshira në programin e specializmeve, transmeton ora news.

Gjata sqaron se procedurat e aplikimit pritet të hapen javën e ardhshme, pasi pritet propozimi i kuotave vetëm nga Ministria e Drejtësisë.

Arben Gjata: Janë aprovuar 247 kuota të reja. Ministria e Mbrojtjes ka kërkuar 16-17 kuota, 2 Ministria e Brendshme dhe jemi në pritje të kuotave të Ministrisë së Drejtësisë. Ne kemi të njëjtat degë. Kemi planifikuar që mund të hapet edhe kirurgjia e djegies dhe kirurgjia rikonstruktive, por pritet vetëm një aprovim përfundimtar i këtij programi studimi.

Sa i takon procesit të përzgjedhjes së fituesve të specializimeve, rektori Gjata sqaron se 70% e pikëve do t’i takojë testimit, ndërsa është rritur dhe pesha e mesatares.

Arben Gjata: Brenda muajit prill do të bëhet konkursi i specializimit për të gjitha kuotat në mënyrën siç është bërë çdo vit. Testimin me gojë e kemi ulur, e kemi çuar 5% nga 10% të pikëve. Është rritur pak vlera e mesatares nga 20 është çuar 25%, ndërsa testimi do mbajë 70% të pikëve njësoj siç ka qenë edhe vitet e tjera.

Vitin e ardhshëm pritet që të përfundojnë studimet mbi 200 specializantë të rinj, të cilët sipas Ministrisë së Shëndetësisë do të plotësojnë mungesën e mjekëve specialistë në disa rrethe të vendit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY