Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

RAPORTI/Shqipëria u trondit nga zbritja e cmimit të ‘mallit’

02/03/2018
12 TON/Magazina më e famshme në Shqipëri, por nuk e zbuloi policia
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një raport i Bordit Ndërkombëtar të Kontrollit të Narkotikëve për vitin 2017 flet me hollësi për gjendjen e kultivimit dhe trafikimit të drogave në botë.

Raporti përfshin të dhëna për të gjitha rajonet e botës veç e veç. Mes të tjerash, ai identifikon Shqipërinë si burim kryesor të kanabisit që përdoret në Bashkimin Evropian.

Në raport përmendet ndër të tjera e ashtuquajtura rrugë ballkanike e trafikimit të drogës, që siç thuhet aty, dominon korridorin e trafikimit në Evropën Lindore.

Grupet kriminale shqiptare, thuhet në raport, bashkëpunojnë ngushtë me grupet kriminale në Greqi, Itali, Kosovë, Mal të Zi, Serbi, Maqedoni dhe Turqi.

Në rrugën e Ballkanit, thuhet aty, opioidet trafikohen nga Afganistani, Pakistani dhe Irani, duke kaluar nëpër Turqi dhe Ballkan për në Evropën Qendrore dhe Perëndimore.

Sipas raportit, rruga e Ballkanit ka disa degë që ndryshojnë vazhdimisht, por rrjedha kryesore kalon nga Bullgaria, Serbia, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Sllovenia dhe Austria, ndërkohë që një degë më e vogël përmes Maqedonisë dhe Kosovës përdoret për magazinimin dhe ripaketimin.

Në Shqipëri, thuhet në raport, gjatë vitit 2016 pati një shtim të kultivimit të kanabisit, e lidhur kjo me një zgjerim të trafikut detar si dhe me përpjekje për trafikim përmes rrugëve ajrore.

Konfiskimet e kanabisit në Shqipëri u rritën me 164 për qind nga viti 2015 në 2016, duke arritur në një total prej 30 ton në vitin 2016, krahasuar me 11.3 ton të konfiskuar në 2015. Gjatë kësaj periudhe, çmimi i kanabisit të papërpunuar u ul, nga 600-1,300 euro për kg në vitin 2015 në 100-400 euro për kg në 2016.

Gjithnjë e më shumë, thotë raporti, një pjesë e heroinës së trafikuar po qëndron në Shqipëri për konsumatorët vendës. Sipas statistikave të qeverisë, konfiskimet e heroinës në vitin 2016 tregojnë një rritje të sasisë së sekuestruar.voa

Tags: kanabis

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026
“Vendet e punës ndahen nga shtabi elektoral i Ramës dhe Veliajt”

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë për fyerje ndaj Vokshit

06/03/2026
Berisha: Më datë 12 kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës

Berisha: Më datë 12 kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës

06/03/2026
Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës dhe shpall zgjedhje të reja

Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës dhe shpall zgjedhje të reja

06/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

06/03/2026
Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026
“Vendet e punës ndahen nga shtabi elektoral i Ramës dhe Veliajt”

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë për fyerje ndaj Vokshit

06/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.