Peshëngritësja e njohur Romela Begaj del pozitive edhe në testin B të dopingut. Pasi rezultoi pozitive në testin A me substancën e ndaluar stanozolol për kampionen e botës konfirmohet një gjë e tillë edhe në testin B që është hapur në Kanada pak ditë më parë.
Romela Begaj u shpall kampione bote në stilin e shkëputjes dhe nënkampione në dygarësh në kampionatin Botëror të zhvilluar në SHBA.
Romela Begaj do të flasë sot në orën 11:30 për herë të parë për këtë çështje në një konferencë të thirrur në palestrën e Federatës së Peshëngritjes në Parkun Olimpik të Tiranës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/