Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Grabitja në Delvinë, flet kambisti: Mu vërsulën të dy, më zunë frymën, menduan se vdiqa…

02/03/2018
Grabitja në Delvinë, flet kambisti: Mu vërsulën të dy, më zunë frymën, menduan se vdiqa…

Muslim Osmani

Share on FacebookShare on Whatsapp

Megjithëse kanë kaluar orë nga grabitja në Delvinë, kambistit 77-vjeçar Muslim Osmani ende dridhet i zëri. Minuta tmerri kaloi bashkë me vajzën e tij, në shtëpinë, ndërsa do dilte si çdo ditë për në punë.

Në një rrëfim për “News 24”, Osmani tregon si ndodhi ngjarja dhe se si humbi ndjenjat disa minuta për shkak të dhunës së grabitësve. Ai thotë se ka arritur të shohë disi fytyrën e një prej grabitësve.

Zoti Muslim, si ndodhi ngjarja, ku ishit ju?

Në mëngjes u ngrita, bëra për të dalë jashtë për të parë kohën. Qe ora 7 pa 20. Në këtë moment kur hapa portën, ata mu vërsulën të dy. Më mbërthyen, më morën, më kapi njëri dorën, njeri këmbën dhe më lidhën duart dhe më shtrënguan. Në këtë moment erdhi edhe vajza nga dhoma tjetër ku po flinte. Edhe atë e zunë, e lidhën e bënë, vetëm se shpëtova mirë se do kisha vdekur. Më zunë frymën, unë rashë dhe ata thanë mbaroi ky. Më mbajti 10 minuta, e më erdhi prapë lëvizja. U ngrita, më lidhën pastaj. Iu hodhën vajzës. I thanë do na japësh paratë. Vajza u ngrit e mori paratë dhe ua dha. Pastaj na lidhën në kolltukë me çarçafët që i prenë. 20 minuta pastaj duke hequr ato që na kishin lidhur dhe dolëm jashtë. Edhe telefonat na i kishin marrë, na i prishën.

Ju i hoqët maskën njërit prej hajdutëve?

Nuk ia hoqa dot. Kur më qëlloi, që më hodhi në shesh, ja vura dorën këtu (në mjekër) i doli fytyra, qe pak i rrumbullakët. Nuk e hapi fytyrën, nuk e njoha. Nuk nxorën armë, por më hodhën. Më kanë marrë 22 milion plus 3 mijë euro. Ato lekë që i kisha hequr nga banka e Delvinës për t’i çuar në Sarandë.

Dyshon te ndonjëri?

Nuk besoj se janë nga Delvina. Do jenë o nga Saranda o nga Vlora.

Zërin ua dëgjove?

Jo, nuk flisnin fare. Asnjë llaf. Policia erdhi pas një ore, nga ora 8 pa ca.

Për grabitjen ka folur edhe vëllai i tij.

Osman Osmani rrëfeu momentet e para pas grabitjes. Ai tha se ishte zgjuar nga të lehurat e qenit dhe se vëllai i ka deklaruar se grabitësit i kanë marrë 25 milionë lekë.

“Ngjarja ndodhur rreth orës 6:00. Sa u ngrita në mëngjes, më doli vëllai i lidhur në fytyrë dhe më kërkonte ndihmë. ‘Më vodhën paratë, më vodhën paratë’. Unë vajta kërkova, i rashë rrotull nuk gjeta gjë. Si duket kanë qenë me mjet. Do e kenë ruajtur se mua më lehu qeni po nuk më vajti mendja. Si duket e kanë pritur të dilte në pazar. Dy persona thonë se kanë qenë. Kishte rreth 25 milionë siç thotë ai”, tregoi vëllai i kambistit.

Grabitja ndodhi në orët e para të ditës së sotme ku grabitës të maskuar janë futur në banesën e Muslim Osmanit, 70 vjeç me profesion kambist, e kanë lidhur të moshuarin dhe e kanë dhunuar duke i marrë më pas një shumë të konsiderueshme të hollash. Vajza e tij, e ardhur këto ditë nga Korça në Delvinë, është hedhur nga dritarja për t’i shpëtuar grabitësve.

Tags: grabitjakambistmuslim osmaniosman osmani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.