Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRAT/ Sarandë, Gjykata lë në burg 12 trafikantët e drogës të arrestuar nga “Piramida”

02/03/2018
EMRAT/ Sarandë, Gjykata lë në burg 12 trafikantët e drogës të arrestuar nga “Piramida”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata ka lënë në burg 12 personat e arrestuar dje për trafik kanabisi. Të pranishëm në gjykatë kanë qenë edhe familjarët e të arrestuarve, të cilët shprehen se nuk ka asnjë provë kundër tyre dhe se janë të pafajshëm.

Të arrestuarit akuzohen për trafik droge drejt Greqisë, ndërsa përpos të arrestuarve, 4 janë në kërkim. Gjatë aksionit policor, grupit kriminal iu sekuestruan 12 kg kanabis, 9 makina 5 prej të cilave janë luksoze, si dhe 21 aparate celularë. Organizatori i grupit, 21-vjeçari Ajaz Lile, njihej me pseudonimin ‘babi’, dhe ishte dënuar më parë për trafik droge.

Disa ditë më parë, Policia e Sarandës në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës, duke ndjekur një hetim proaktiv prej disa kohësh, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e narkotikëve, e finalizuan me sukses.

Në kuadër të këtij hetimi proaktiv Policia e Sarandës së bashku me Prokurorinë Sarandë dhe në bashkëpunim me Forcën Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, DVP., Gjirokastër, dhe Policinë Kufitare Sarandë, kanë zhvilluar një operacion të koduar ”Piramida”, ku si rezultat kanë kapur dhe arrestuar …

  • Altin Sakaj, 36 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Konispol, (i cili është kapur në flagrancë me mjetin me targa AA 931 IK, duke transportuar 18 kg lëndë narkotike kanabis).
  • Ajaz Lile, 21 vjeç, banues në fshatin Shalës, Konispol, (i dënuar më parë për trafik të lëndëve narkotike i ndaluar me pseudonimin “babi”, si organizator i grupit).
  • Armando Koçiu, 29 vjeç, banues në Sarandë, (organizonte punën për gjetjen e lëndës narkotike).
  • Afron Halili, 22 vjeç, banues në fshatin Ninat, Konispol, (bënte magazinimin e lëndës narkotike).
  • Kastriot Muka, 32 vjeç, banues në Tepelenë, (posedues i lëndës narkotike).
  • Enea Duro, 22 vjeç, banues në Sarandë, (transportues i lëndës narkotike).
  • Marjo Zybo, 28 vjeç, banues në Sarandë, (transportues i lëndës narkotike).
  • Fatjon Dule, 25 vjeç, banues në Konispol, (transportues i lëndës narkotike).
  • Emilio Mehmeti, 28 vjeç, banues në Sarandë, (kontrollues i rrugës nga do kalonte lënda narkotike).
  • Tori Ruci, 42 vjeç, banues në Sarandë, (financues për blerjen e lëndës narkotike).
  • Eristjan Bejko, 21 vjeç, banues në Gjirokastër, (magazinues i lëndës narkotike).
  • Osman Halili, 52 vjeç, banues në fshatin Ninat, Konispol, (ruante ambientin ku magazinohej lënda narkotike).

Si dhe u bë shpallja në kërkim i …

  • E. V., transportues i lëndës narkotike nga fshati Shalës në drejtim të kufirit të gjelbër.
  • R. H., transportues i lëndës narkotike nga fshati Shalës në drejtim të kufirit të gjelbër.
  • F. (D.). D., transportues nga kufiri i Gjelbër drejt shtetit grek.
  • M. D., kontrollues i rrugës për kalimin e lëndës narkotike.

Këta persona në mënyrë periodike, sipas një zinxhiri funksional të dyshuar kriminal, kanë organizuar transportin e lëndës narkotike nga rrethet Tepelenë dhe Gjirokastër në drejtim të zonave kufitare të Bashkisë Konispol, të cilën e magazinonin në disa ambiente në zonën pranë kufirit e më pas organizonin trafikimin e saj drejt shtetit Grek tek persona për të cilët po zhvillohen hetime.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në periudha të ndryshme kohore kanë trafikuar lëndë narkotike kanabisi drejtim shtetit grek., në bashkëpunim me të tjerë shtetas të cilët janë kapur e ndaluar në shtetin Grek më datë 30. 01. 2018, si dhe në të tjera raste për të cilat për arsye hetimi nuk bëhen të ditura.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale …

9 automjete ndër to 5 mjete luksi, lëndë narkotike kanabisi dhe 21 aparate celular.

Këta persona akuzohen për veprat penale ”Grup i strukturuar kriminal” dhe ”Trafikimi i lëndëve narkotikëve”, të parashikuar nga neni 333/a dhe 283/a/2 të Kodit Penal.

 

Tags: burggjykatatrafikantet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.