DETAJE/ I riu që goditi trajnerin Gjoka e pranon në gjyq: Më...

DETAJE/ I riu që goditi trajnerin Gjoka e pranon në gjyq: Më ofendoi, por nuk kisha thikë

159
0
Shares

Gjykata e Shkodrës ka vendosur arrest me burg për Nehat Fojleta dhe Sehar Xhenje, të dyshuar për sulmin ndaj trajnerit të Vllaznisë Ernest Gjoka.

Nehat Fojleta ka pranuar se e ka goditur trajnerin Gjoka por nuk ka pasur thikë.

Trajnerin tha Fojleta e ka goditur pasi ai e ka fyer. Nga ana tjetër Sehar Xhenje mohoi se ka pasur dijeni për ngjarjen dhe se ka shkuar vetëm për të marrë shokun e tij pas stërvitjes së Vllaznisë.

Avokati Fatbardh Kadrija ka kërkuar lirimin e Sehar Xhenje duke pretenduar se ndaj tij nuk ka prova.

Edhe Nehat Fojleta kërkoi një masë sigurimi më të bute duke qenë se ka pranuar se e ka goditur teknikun Gjoka pasi trajneri e ka ofenduar sipas pretendimeve të tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY