Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Olesia Duka hap një cështje të re, u lidh lakun me një akuzë 11 bizneseve që mashtroi

01/03/2018
Olesia Duka hap një cështje të re, u lidh lakun me një akuzë 11 bizneseve që mashtroi
Share on FacebookShare on Whatsapp

“11 bizneset që kanë kallëzuar Olesia Dukën janë pjesë e një grupi kriminal të pastrimit të parave”, deklaroi sot avokati i Olesia Dukës, Arben Llangozi i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘Neës24. Llangozi tha se prokuroria e Krimeve të Rënda në një kohë që akuzon klienten e tij se ka përvetësuar 935 mijë euro nga një biznesmen, nuk ka prova ndaj saj. Po ashtu ai tha se Duka ka firmosur një letër me dorë (pa praninë e një noteri) ku ajo pranonte se i kishte biznesmenit 935 mijë euro, por sipas saj ky veprim ka ardhur pas kërcënimeve dhe presioneve nga ana e biznesmenit të shoqërisë së këmbimit të parave, AMA.

“Prokuroria me keqdashje nuk ka kryer hetimet e thelluara. Duhej të hetohej fakti nëse ekzistojnë apo jo 935 mijë euro, pasi është pretendim. Duhet verifikuar nëse shoqëria i ka apo jo. Ne kemi bilancet. Nga viti 2010 deri në vitin 2016 janë bilance tatimore, që i njeh ligji dhe shteti. Nga këto bilance, shoqëria AMA, ka një vlerë 15 milionë lekë, dhe jo 900 mijë euro. Klientja ime është arrestuar vetëm në bazë të disa të dhënave fiktive, dhe jo provave. Duhet të hetohet fakti që këto 935 mijë euro kanë ekzistuar ndonjëherë apo jo, pasi ato nuk janë.

Është kërkuar që të bëhet akt noterial. Është bërë një letër dore dhe është firmosur nga klientja ime. Përmbajtja e kësaj letre ishte me pretendimin se biznesmeni kërkonte 935 mijë euro, dhe klientja ime ka nënshkruar nën kushtet e presionit dhe jo para noterit. Klentja ime ka pasur marrëdhënie biznesi me kompaninë AMA.

Kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal me këto exchange. Exchange në Durrës merrte lekët dhe i sillte në Tiranë dhe bënin pastrin parash. Lekët janë bërë për konvertime. Klientja ime është përdorur nga kjo shoqëri. Në një shoqëri tregtare mund të marrin borxh. Marrëdhënia është prishur për asye se ka qenë një konvertim i përditshëm i vlerave monetare. Lekët kalonin përmes bankës, nga shoqëria AMA tek biznesi i Olesia Dukës. Kjo është përdorur nga të gjitha subjektet që kanë bërë kallëzim ndaj Dukës. Të 11 bizneset kanë njohje me njëri-tjetrin dhe kanë bërë pastrim lekësh. Këto lekë merreshin me qëllime që të njiheshin. Olesia si fillim i përdorte për të blerë aparatura dhe më pas i ka kthyer 135 mijë euro më tepër sesa duhet të kthente. Këtë kalim e ka bërë në bankë. Bëhet fjalë për subjektin e AMA-s”, shpjegoi avokati.

Në vijim të bisedës ai tha se Olesia nuk ka mbështetje dhe është e vetme, s’ka as vëllezër. Prindërit e saj janë në spital aktualisht. Ajo është thirrur si person që ka dijeni dhe më pas është arrestuar direkt.

“Nga dita e nesërme dhe nga ana e Dukës, do të behën kallëzime penale për kallëzuesit, pasi kemi të bëjmë me pastrim parash. Olesia Duka është një nga personat e shfrytëzuar. Olesia ka informacione dhe do t’i japë informacione Prokurorisë së Krimeve të Rënda rreth këtij grupi kriminal. Do ankimojmë masën që është vendosur dhe do të vendosim një kontabël për të bërë bilancet. Masa është shumë ekstreme dhe klientja ime s’ka asnjë rrezikshmëri. Do kërkojmë që të përjashtohet edhe gjyqtarja, pasi është e njëanshme. Gjendja e klientes time është e rënduar ndërsa familjarët e saj janë në spital.”, tha avokati i Olesia Dukës.

Tags: Olesia Duka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.