DEBATI/613 kile kokainë, policia dhe prokuroria zhdukën porositësin

DEBATI/613 kile kokainë, policia dhe prokuroria zhdukën porositësin

221
0
Shares

Debati për sjelljen e policisë dhe prokurorisë me rastin e kapjes së 613 kg kokainë dje në Durrës në një kontejner me banane që ishte nisur nga Kolumbi ka nxjerrë detaje të reja në studion e hapur të Eni Vasilit.

Gazetarja e ora neës në Itali, Alba Kepi tha se media italiane nuk ka dhënë lajm për këtë sasi droge pasi konsiderohet se operacioni është i pakompletuar për sa kohë nuk ka ende pronar të kokainës.

Ndërkohë gazetari Basir Collaku tha se prokuroria dhe policia nuk duhej të kishin kapur kontenierin me drogë por ta gjurmonin atë deri tek porositësi. Collaku tha se janë edhe dy kontinierë të tjerë të pakontrolluar të porositur nga e njëjta kompani dhe ende nuk ajnë kontrolluar.

Gazetarja Klodiana Lala teksa mori fjalën e para, renditi në mënyrë kronologjike se si u zhvillua operacioni, ndërsa theksoi se nëse ai do ketë qenë rastsësor, kjo do të ishte alarmante. Mes të tjerash Lala tha se policia është shumë larg identifikimit të pronarëve të kokainës që u kap dje në magazinën e kompanisë ‘Arbi-Garden’.

“Po ta dinte prokuroria dhe policia porositësin do e kishte shpallur në kërkim. Mbetet ende mister. Prokuroria e Krimeve të Rënda e regjistroi vetëm dy ditë më parë këtë rast. Në pamje të parë flet për një hetim shiqptar. Kur them hetim doganor, kontejneri është kaluar në skanerin e Doganës ku është konstatuar se brenda kishte lëndë narkotike por jo lloji. Drejtoria e Përgjithshme e Hetimit Doganor ka sinjalizuar policinë. Mbetet për t’u parë nëse ka qenë operacion në bashkëpunim. Policia njoftoi prokurorinë dhe në vendin e ngjarjes shkoi prokurori Edvin Kondili. Nga dyshimet e para rezulton që bëhet fjalë për një linjë të fuqishme të trafikut. Interesante është rruga e kontejnerit; Kolumbi-Maltë-Itali-porti i Durrësit. Secili kontejner ka një bar kod, ku konfirmohet se ku lëviz mjeti.

Në momentin kur është parkuar brenda magazinës, u ndërhy për arrestimin e dy personave. Gjatë ditës së sotme dy personat e arrestuar (Donald Lushaj dhe Armando Pezaku) kanë mohuar akuzat. Ata me gjasa do dalin në gjykatë ku do t’i njihet masa e sigurisë. Sot foli edhe Arbër Çekaj për ‘Neës24’ dhe tha se s’kishte lidhje.

Deri tani ai s’ka status të të pandehurit. Ndaj tij ka shpallje në kërkim, që është i vlefshëm për 30 ditë, që do të duhet pas kësaj me një masë sigurie. Tani kemi vetëm të dyshuar. Policia thotë se janë larg pronarëve të drogës. Nëse ky operacion është falë rastësisë, atëherë duhet të shqetësohemi. Kjo do të duhet të ngrejë alarmin, imagjino sesa shumë drogë mund të ketë hyrë në Shqipëri. Ne kemi pasur një aksion në Xibrakë të ndërmarrë nga policia që pati deri diku sukses. Kemi pasur rastin e Klement Balilit që u sinjalizua nga DEA amerikane. Kemi pasur rastin e Domar Konjarit. Për momentin kemi një sasi rekord që nuk është sekuestruar në territorin shqiptar.”, tha Lala.

Ndërsa ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Premçi tha se ky aksion ishte një sukses i padiskutueshëm i policisë, dhe shpjegoi sipas tij tri mënyrat për kapjen e një sasie të tillë droge. Ai shpegoi se 613 kg kokainë nuk merren për t’u transportuar pa pasur një garanci që i lejonte kalimin, duke thënë se ndalimi i drogës ishte prishje e garancisë politike.

“Kjo sasi e madhe e kapur është një sukses i padiskutueshëm i organeve ligjzbatuese. Pse kokaina gjen vend në Shqipëri? Dicka që më përpara nuk ka qenë. Shqipëria është tashmë një vend ku tranzitohet kokainë. Shifrat e fundit tregojnë që është rritur dhe konsumi i kokainës këtu. S’do flas për detaje, se emisionin e ndjekin dhe trafikantë.

Janë tre mënyra për ta kapur një sasi të tillë droge:-Dorëzim i kontrolluar që organet bëjnë në bazë të bashkëpunimit me autoritetet partnere, kontrollohet itenerari i ngarkesës deri ku dorëzohet; -Konkurrenca e tregut, se jo vetëm këto persona që kanë transportuar këtë kokainën merren me këtë punë, ka dhe të tjerë; -Kapje rutinë, që të ngec në dorë. Se një sasi e tillë pa siguruar garanci më para nuk merret për t’u transportuar. Një sasi e tillë e kapur merret me garanci nga ata që e kanë lejuar kalimin, garanci politike,” tha Premçi.

Kur gazetari Basir Çollaku bëri një analizë të operacionit të djeshëm duke kritikuar veprimin e policisë, ka ndërhyrë ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi. Ky i fundit akuzoi Çollakun se po politizonte çështjen në fjalë. Sakaq, Çollaku nuk është ndalur ndërsa ia ka kthyer Klosit se ai mbron kryeministrin dhe ministrin Fatmir Xhafaj.

Debati:

Basir Çollaku: Di që prokuroria ka vajtur shumë vonë në vendin e ngjarjes. Kreu i Antimafias italiane tha se merita i takon policisë. Kemi ndryshime deklaratash.
Klosi: Analizën e bën kallaballëku.
Çollaku: Po po, thuaje…
Klosi: Ky fjalimi yt është politik.
Collaku: qesh, qesh
Klosi: Mos qesh se nuk më njeh fare.
Çollaku: Po si s’të njoh?! Këtu ke jetuar në Shqipëri
Klosi: Ke dyfish më pak moshë sesa unë. Fjalimi yt ishte politik. Ti do që edhe ta përziejmë, por i ke gabim. Spo bëj analizë fare.
Çollaku: I keni të dhënat e pasakta
Klosi: Nuk bëhen kështu parashikimet, me paragjykime. Do të shash kryeministrin, ministrin, por nuk është serioze kjo. Po të qaj hallin.
Collaku: Detyra jote është që të mbrosh kryeministrin
Klosi: Mos mo, je djalosh i ri. Mos më trego mua ça po bëj. Duhet të vijë zor. Zor të të vij. Nuk nervozohem. Kam dëgjuar më shumë rëndë për mua.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY