FOTO GALERI/ Ja ku ishte fshehur sasia prej 613 kg kokainë dhe...

FOTO GALERI/ Ja ku ishte fshehur sasia prej 613 kg kokainë dhe si u zbulua ajo

200
0
Shares

Publikohen fotot e kontenierit ku ishte fshehur ngarkesa prej 613 kg kokainë  e ardhur nga Kolumbia.

Fotot janë publikuar nga Drejtoria e Doganave dhe kjo është sasia më e madhe e kokainës e kapur ndonjëherë në Shqipëri.

Kokaina me vlerë tregu mbi 180 milionë euro ishte fshehur në fshehur në dyshemenë e dyfishtë të kontenierit të ngarkuar me banane.  Droga ishte e paketuar në 528 pako, të mbështjella me letër natriban me kode të vendosura nga trafikantët.

Burimet bëjnë të ditur se sasia e drogës u kap me analizë risku nga hetimi doganor. Skaneri nuk ka konstatuar gjë.  Ekspertët e grupit hetimor kanë boshatisur konteinerin dhe kanë shpuar shasinë. Aty kanë konstatuar kokainën.

“Kontenieri i mbërritur në Portin e Durrësit, u mbajt nën vëzhgim të pandërprerë deri sa mbërriti në magazinat e firmës, nga strukturat e Policisë së Shtetit. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar në perimetrin e jashtëm objektin e më pas kanë ndërhyrë në brendësi të magazinës. Pas kontrollit të imtësishëm të kontenierit, kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e lëndës narkotike”, informoi kreu i Policisë se Shtetit.

Policia ka arrestuar  Donaldo Lushaj, 25 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë dhe  Armando Pezaku, 25 vjeç, lindur dhe banues në Durrës. Ky i fundit ishte shoferi i kamionit. Në kërkim është Arbër Çekaj, pronari i firmës ku u sekuestrua lënda narkotike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY