Borë dhe ngrica, ja situata deri në mesditë – Akset e bllokuara...

Borë dhe ngrica, ja situata deri në mesditë – Akset e bllokuara dhe ku duhet të bëni kujdes

497
0
Shares

Reshjet e bores qe kane pushtuar se fundi vendin vazhdojne te shkaktojne probleme ne shume akse rrugore ne vend.

ARRSH jep informacion per kalueshmerine ne akstet kombetare deri ne mesdite dhe ben apel per husme kujdes nga ana e drejtuesve te mjeteve.

Situata sipas qarqeve

QARKU TIRANË

Tirane-Linz qarkullimi normal pa zinxhire, Linze–Trau Dajt- Parku Nacional Dajt, Trau Dajt-Priske-Shengjergj, levizet me zinxhire. Ka prani bore dhe ngrice. Levizja kryhet me veshtiresi sidomos Qafe Priske-Shengjergj. Kruje-Sarisalltik ka debore dhe levizja kryhet me zinxhire.

Rekomandohet te qarkullohet me kujdes, ka prani bore dhe perdoruesit e rruges te ndjekin keshillat e Policise Rrugore

QARKU DURRËS

Nuk ka problem ne akset e ketij Qarku.

QARKU ELBASAN

Librazhd-Zgozhd me zinxhir. Segmenti Zgozhd-Suden-Stebleve e bllokuar.  Nga mengjesi dhe aktualisht nga Fushe Studna ne drejtim te Lunikut poshte  po leviz nje traktor me zinxhire duke pastruar rrugen nga debora. Levizja ka nisur nga km 27 drejt Lunikut dha ka perparuar rreth 9 km. Puna vazhdon ne drejtim te Lunikut.

Elbasan-Gjinar deri ne Shelcan eshte e kalueshme. Nga Shelcan e deri ne Gjinar ka bllokim por punon fadroma per shbllokim. Ne pjesen bllokuese (Elbasan)-Shelcan-Gjinar levizja filloi te kryhet me zinxhir pas kalimit te fadromes.

Degezimi Tunel-Km.29 Krabe -Km 35 Gracen -Petresh, levizet me zinxhir. Aktualisht fadroma  qe ne oret e para eshte pergjate aksit si dhe me kamincine hidhet kripe per gjate aksit.Ne dalje te Tunelit te Krrabes Bradashesh ka pasur reshje bore por nuk ka problem per qarkullimin.

Librazhd- Qafe Thane – Dogana Qafe Thane segmenti eshte i hapur per qarkullimin. Rekomandohen perdoruesit e rruges te levizin me shpejtesi te reduktuar, per shkak te pranise se lageshtise dhe ngricave.

QARKU BERAT

Segmenti Berat-Çorovod nuk ka probleme per qarkullimin. Rekomandohen perdoruesit e rruges te levizin me kujdes pasi mund te kete renie materialesh ne rruge si pasoje e reshjeve.

QARKU VLORË

Aksi Vlore-Sarande, Ka patur rreshje debore ne Llogora. Jane marre masa nga ana e Kontraktorit për pastrimin e rruges nga debora. Nuk paraqitet problematike per levizjen, qarkullimi kryhet pa zinxhire.  Rekomandohet te qarkullohet me kujdes, ka prani bore dhe perdoruesit e rruges te ndjekin keshillat e Policise Rrugore.

QARKU GJIROKASTER

Ka patur rreshje debore ne Muzine. Jane marre masa nga ana e Kontraktorit për pastrimin e rruges nga debora. Nuk paraqitet probelmatike per levizjen. Valare-Erind-Çajup km 15-20 qarkullimi kryhet me zinxhire. Rekomandohet te qarkullohet me kujdes, ka prani bore dhe perdoruesit e rruges te ndjekin keshillat e Policise Rrugore.

 

QARKU KORCË

Ne Qarkun e Korces, vazhdojne rreshjet e debores por me intensitet me te ulet,moti i ftohte dhe temperaturat me minus Gjendja ne keto momente eshte kjo:

1-Aksi rrugore K/Boboshtice –Dardhe nga km 6 deri ne km 13 eshte e hapur me nje kalim me veshtiresi,kalimi me zinxhira,trashesia 15-20 cm. Fryn ere qe hedh deboren ne rruge nga pjeset anesore.Diten e sotme do vazhdoje puna me intesitet me  mjet BP dhe mjet fadrome per pastrime e zgjerime ,deri ne normalizimin e qarkullimit ne rruge

-Korce-Voskopoj kalimi behet pa zinxhira

2-Aksi Erseke-Carshove  kalimi pjeserisht me zinxhira.

3-AksiK/Libonik-Lozhan-Molla Grabove kalimi pa zinxhira

4-Aksi Korce-Erseke kalimi pa zinxhira.

5-Aksi K/Liqenas –Dogana Goricekalimi pa zinxhira

6-Aksi K/Zemblak-K/Liqenas kalimi pa zinxhira

7-Aksi Bilisht-Hocisht-Baban kalimi pa zinxhira.

QARKU FIER

Nuk ka probleme ne akset e ketij Qarku. Te gjitha akset po mbahen ne monitorim te vazhdueshem nga kontraktoret.

QARKU LEZHE

Rruga Lezhe-H.Gjuetise-Vain,Lezhe-U.Mil.-U.Zog rreth 10 cm bore , qarkullimi kryhet pa zinxhire

Rruga Ura.Matit-Rreshen-Urake,Shpal-Reps

Ka rreth 10 cm bore. Po punohet per pastrim dhe kriposje. Qarkullimi rekomandohet pa zinxhire.

Rruga Ura Drojes-Laç,K/Milot-Milot,Laç-Patok ka rreth 10 cm bore, qarkullimi kryhet pa zinxhire

QARKU KUKËS

Ne segmentin Kukes- Shishtavec eshte bere pastrimi i rruges, qarkullimi kryhet pa problem (foto nga ky segment)

Milot-  Rreshen-Tuneli Thirres-Morin (Rruga e Kombit)  eshte ne gjendje shume te mire. Te kater korsite e rruges jane ne asfalt dhe trafiku eshte i rrjedhshen pa asnje pengese.

Stafi dhe makinerite jane ne gadishmeri per cdo problem qe mund te shfaqet.

Bajram Curri-Valbon Bore me intensitet te larte.

Ka rreth  1 m bore. Po punohet per pastrim dhe kriposje. Qarkullimi rekomandohet pjeserisht me zinxhire.

Akset Bajram Curri-Fierze, Ura Dushaj-Sheshi trageteve-lekbibaj ksa Bore me intensitet te larte., Ka rreth 30 cm bore. Po punohet per pastrim dhe kriposje. Qarkullimi rekomandohet pa zinxhire.

Ura Bujanit-Qafe Morine-Sopot-Kern-Tropoje ka 30 cm bore, qarkullimi pa zinxhire.

Bajram Curri –Kam ka rreth 30 cm bore. Po punohet per pastrim dhe kriposje. Qarkullimi rekomandohet pjeserisht me zinxhire.

Rruga Kukes- Bushtrice-K/Domaj-Rec Ka rreth 40-50 cm bore. Po punohet per pastrim dhe kriposje. Qarkullimi rekomandohet pjeserisht me zinxhire.

Rruga Kukes-Ura e Zapodit Ka rreth 30-40 cm bore. Po punohet per pastrim dhe kriposje. Qarkullimi rekomandohet pa zinxhire.

Shote Galica-Qender Kukes-Krume ka 30-40 cm bore, qarkullimi pa zinxhire

Segmenti rrugor Skurraj -Burrel ne gjendjen aktuale i pastruar dhe i kriposur. Trafiku eshte i hapur per mjetet

Kukes-Krum, Krum-Qafe Prush, trashesia e bores arrin deri ne 30 cm. Qarkullimi rekomandohet pjeserisht me zinxhire, pamje nga aksi

QARKU DIBËR

Segmentet nga Suci-Bulqize-Peshkopi qarkullimi kryhet me zinxhire.

Klos-Bulqize-Peshkopi reshjet e bores shoqerohen edhe me era te forta qe bejne grumbullimin e bores ne rruge.

Aksi Kuben-Vasije Ka rreth 50-60 cm bore. Po punohet per pastrim dhe kriposje. Qarkullimi rekomandohet pa zinxhire

Rruga Peshkopi – Q, Draje Bore  ka rreth 50-60 cm bore. Po punohet per pastrim dhe kriposje. Qarkullimi rekomandohet me zinxhire.

Rruga Ura-Burrel-Komsi,K.Ulez-Ura Matit

Ka rreth 50-60 cm bore. Po punohet per pastrim dhe kriposje. Qarkullimi rekomandohet me zinxhire.

Rruga Ura Qytezes-Zerqan-U.Çerenecit –Stebleve, Bore me intensitet te ulet Ka rreth 50-60 cm bore. Po punohet per pastrim dhe kriposje.Skaji fundor i bllokuar. Vazhdon puna per pastrimin e aksit

Rruga Q. Bualli – Kraste Ka rreth 50-60 cm bore. Po punohet per pastrim dhe kriposje. Qarkullimi rekomandohet me zinxhire.

QARKU SHKODER

Segmenti Hani Hotit –Shkoder mbi 20 cm bore, qarkullimi pa zinxhire pamje nga ky aks. Segmenti Fushe Arres-Qafe Mali –  Fushe Dukagjin  i hapur kalimi me zinxhir.

Rreshje bore me intensitet te larte ka patur ne segmentin rrugor Fushe Arrez – Kalimash. Bora ka arritur trashesine mbi 1.5m, eshte punuar gjithe nates dhe ne vazhdim par ta mbajtur rrugen te kalueshme.​

Segmenti Puke -Lufe eshte rekomanduar me zinxhire

Rreshje te medha bore ne segmentin Puke – FusheArrez. Rruga eshte e kalueshme me zinxhire. Ne disa zona te rruges trashesia e renies se bores arriti deri 60 cm

Rruga  U.Bunes-Shiroke,H/Berdices –Velipoje ka 15 deri 20 cm bore, pjeserisht qarkullimi kryhet pa zinxhire

Rruga Lezhe-V/Dejes,U.Gjadrit-Mnele” Moti me bore rreth 15-20 cm, qarkullimi kryhet pa zinxhire.

Rruga  Q. Laç- Koman moti me bore, ka rreth 10-15 cm bore. Po punohet per pastrim dhe kriposje. Qarkullimi rekomandohet me zinxhire pasi ka prani ngricash.

Rruga Kolik -Boge – Razem Ka rreth 15-20 cm bore. Po punohet per pastrim dhe kriposje. Qarkullimi rekomandohet  me zinxhire.

Rruga  K/Hadroj -Q.Bene – Rreshen  Moti me bore

Ka rreth 20-30 cm bore. Po punohet per pastrim dhe kriposje. Qarkullimi rekomandohet me zinxhire.

Rruga Q. Mali-  Fierze Bore me intensitet te larte

Ka rreth 80-90 cm bore. Po punohet per pastrim dhe kriposje. Qarkullimi rekomandohet  me zinxhire.

Ne segmentin Hani i Hotit – Tamare ka patur rreshje bore qe kane arritur deri 10 cm me rruge. Rruga eshte pastruar dhe ka qene e hapur normalisht per trafikun.

Reshjet e bores thuajse kane filluar ne te gjitha akset e ketij qarku

Te gjithe kontraktoret jane ne gadishmeri per situatat qe mund te paraqiten.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY