Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ Basha: Flisni për Vetting në Polici, por keni zgjedhur një Prokuror për të mbyllur dosjen e vëllait të Fatmir Xhafajt dhe të Saimir Tahirit

26/02/2018
VIDEO/ Basha: Flisni për Vetting në Polici, por keni zgjedhur një Prokuror për të mbyllur dosjen e vëllait të Fatmir Xhafajt dhe të Saimir Tahirit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka shprehur mbështetjen e plotë për Vetting-un në Policinë e Shtetit dhe ka propozuar që nëse qeveria e dëshiron vërtet këtë proces, atëherë le të shtojë në projektligj që Vetting-u të fillojë nga Ministri i Brendshëm, Drejtori i SHKÇBA-së, Drejtori i Pastrimit të Parave etj.

“Nuk është hera e parë që flitet këtu për Vetting, tha Basha. E treta herë në 5 vite që Rama flet për Vetting-un e Policisë. Ne nuk kemi asgjë kundër që të miratojmë të gjitha normat si një ligj, se nuk ka asnjë nga këto norma që nuk ekzistojnë në ligjet dhe rregulloret përkatëse. Të gjitha ekzistojnë, por nuk zbatohen. Siç nuk zbatohet Strategjia për luftën kundër krimit të organizuar, siç nuk zbatohet Strategjia për luftën kundër drogës. Nuk është problemi se Edi Rama, Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj nuk kanë pasur strategji dhe ligje. I kanë pasur të gjitha me bollëk dhe me tepri. Nuk ka vend në Ballkan që të ketë pasur më shumë ligje dhe strategjira për luftën kundër krimit e drogës dhe mafias sesa Shqipëria por nuk ka vend në Ballkan dhe Europë ku Kryeministrit dhe qeveria të jenë më të zhytur në krim e të kapur nga krimi sesa Shqipëria. Nuk ka vend në Europë ta kthyer krimin dhe drogën në eksportin e saj kryesor sesa Shqipëria. Nuk ka vend në Evropë ku policia e tëra u kthye në organizatë kriminale në funksion të drogës dhe krimit me urdhër të ministrit të Brendshëm dhe mbështetjen e Kryeministrit sesa Shqipëria. Të gjithë e dimë si kemi ardhur këtu, jo për shkak të korrupsionit të policit roje në Ersekë po për shkak të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri të faktuar nga Antimafia italiane si bashkëpunëtor i krimit të organizuar i trafikut të drogës dhe armëve i zëvendësuar nga një person që përtej lustrimeve nuk i shpëton dot faktit se është denoncuar nga dy persona të gjallë dhe jo të vdekur si torturues në kohën e komunizmit në një çështje jo më pak se hetimi i disa të rinjve që kishin pirë një gotë kur vdiq Enver Hoxha. Një person që nuk ka përgjigje se pse si bashkëpunëtor i reformës në drejtësi, një gjyqtar mund ta largojmë nëse kapet i fotografuar  me një person me rekorde kriminale kur vetë vëllai i ministrit të Brendshëm është i dënuar me vendim të formës së prerë në Bolonja, nga gjykata e Lartë e Italsië për trafik heroine dhe i shpëton dënimit falë manipulimit të Kodit Penal dhe bredh i lirë dhe që të gjithë e dinë se është një nga faktorët kryesorë të narkotikës në qytetin e Vlorës.

Ne kemi propozuar një zgjidhje. Nga ana teknike le t’i grupojmë këto rregulla, por këto rregulla janë një vrimë në ujë kur kërkohet Vetting-u i policit roje në Ersekë dhe në krye të Ministrisë së Brendshme ka njerëz pa Vetting me lidhje të dukshme dhe të padukshme me krimin e organizuar si ministri , zëvendësministrat, drejtori i Pastrimit të Parave në Ministrinë e Financave e shumë drejtorë të tjerë. Kjo është dilema që duhet të zgjidhim sot.

Doni ju Vetting?!

Përfshijeni amendamentin tonë, votojeni, që si pjesë e Vetingut të Policisë së Shtetit këtej e tutje të bëhet një Vetting i thelluar i Ministrit të Brendshëm, i zv.ministrave të Brendshëm, i Drejtorit të SHKÇB-së, i Drejtorit të Pastrimit të parave dhe gjithë drejtorëve të tjerë të rëndësishëm që Edi Rama gjithë këto vite i ka kthyer në dasmën e krimit të organizuar”, u shpreh Basha.

Replika të shumta janë bërë në Kuvend mes opozitës dhe mazhorancës në lidhje me ligjin e Vetting-ut në Polici. Në një replikë me ministrin e Brendshëm, kreu i PD-së, Lulzim Basha hodhi akuza direkte ndaj Fatmir Xhafs.

“Fut në ligj Vetting-un për Ministrin, por ti se bën dot sepse ke vëllanë trafikant”, tha Basha.

“Ti veten tregon se je pjesë e problemit dhe jo pjesë e zgjedhjes. Lëri dërdëllimat’, i tha Basha, Xhafajt.

“Ti ke shkelur Kushtetutën, keni zgjedhur një Prokuror për të mbyllur dosjen e vëllait tënd dhe të Saimir Tahirit”, theksoi kreu i PD-së, Lulzim Basha.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1797997390251434/

Tags: Lulzim BashapoliciVetting

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.