Plotfuqishmëria për negociatat me Greqinë, Ditmir Bushati “bën detyrat e klasës”, ia...

Plotfuqishmëria për negociatat me Greqinë, Ditmir Bushati “bën detyrat e klasës”, ia dorëzon Presidenti Ilir Meta

183
0
Shares

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka konfirmuar sot se i është përgjigjur të gjitha kërkesave të Presidentit të Republikës, Ilir Meta sa i takon plotfuqishmërisë për çeljen e negociatave me Greqinë për çështjen detare.

Në letrën që Presidenti i dërgoi Bushatit kërkohej që të saktësohet objekti i qartë për autorizimin e plotfuqisë si dhe të plotësohen emrat, funksionet dhe profesionet e atyre që do të jetë pjesë e grupit negociator. Për sa i përket metodologjisë, Meta kërkoi shpjegim se ku do të përdoret parimi i baraz-largësisë strikte, e ku ai baraz-largësisë me korrektim.

“Presidenti s’mund të anashkalojë asnjë moment. Nuk mund të bëhem pjesë e asnjë cenimi të Kushtetutës, të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, të asnjë bashkëfajësie, qoftë edhe pa dashje”, deklaroi pak ditë më parë kreu i shtetit.

Lajmin se ministri Bushati i është përgjigjur kërkesave të Metës është konfirmuar edhe nga burime nga Presidenca. Sipas këtyre burimeve letra e MEPJ e plotësuar ka mbërritur në zyrën e presidentit Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY